Shilegov: Salla Universale nuk do të rrënohet, por do të riparohet

Salla Universale nuk do të rrënohet, por do të rikonstruohet, ndërsa një sallë e re koncertesh do të ndërtohet në një lokacion tjetër., deklaroi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në seancën e Këshillit ku këshilltarët bënë pyetje në lidhje me punën e kryetarit, administratës së qytetit, ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike të kulturës, njofton Portalb.mk.
“Objekti ekzistues do të rikonstruohet, në formën dhe madhësinë e tij aktuale, ndërsa fondet duhet të merren nga ribalanci i ardhshëm i buxhetit të Maqedonisë së Veriut, i cili pritet të votohet këto ditë. Duke pasur parasysh që ekspertët e fushës deklaruan se në lokacionin e sallës Universale nuk është e mundur të ndërtohet një objekt më i madhe, dëshira ime ishte të riparoja sallën Universale në madhësinë ekzistuese dhe të ndërtoja një sallë të re koncerti në një vend tjetër,” tha Shilegov.
Ai shtoi se Qeveria dhe Ministria e Kulturës kanë rënë dakord të ndajnë fonde me ribalansin e buxhetit, në vlerë prej 2 milion eurosh, të cilat do të transferohen në një llogari të veçantë të caktuar të Qytetit të Shkupit. Në ndërkohë, do të bëhen vlerësimet dhe llogaritjet në mënyrë që sa më shpejt që të merren fondet, të fillojnë procedurat dhe rindërtimi i Sallës Universale.
“Shpresoj që të gjitha procedurat të zhvillohen shpejt, në mënyrë që në fillim të sezonit të ardhshëm të koncerteve, pas 6 vjet pasiviteti, Salla Universale të rihapet”, u shpreh Shilegov.
Ai shtoi se aktivitetet nuk do të ndalen këtu dhe se janë zhvilluar disa takime me ministren e Kulturës në lidhje me planet për të ndërtuar një sallë koncertesh të re, më të madhe që do të plotësonte nevojat e qytetit.
Lidhur me efektet e projektit “Kultura në kohën e koronës”, Shilegov u përgjigj se Qyteti i Shkupit ishte pushteti i parë lokal në Evropë që zbatoi një projekt të tillë, i cili, nga njëra anë mbështeste financiarisht punonjësit e kulturës që humbën punën, ndërsa nga ana tjetër u solli argëtim qytetarëve gjatë zbatimit të masave për ndalimin e lëvizjes. Përmes projektit “Kultura në kohën e koronës u organizuan mbi 50 shfaqje me më shumë se 200 interpretues në tetë komuna të ndryshme në Shkup, të cilat u ndoqën në mënyrë të hapur dhe përmes rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button