Filipçes nuk i erdhi në majë të hundës, statusi në Facebook është i rremë

Një postim në rrjetin social Facebook pretendon se: “Filipçes i ka ardhur në majë të hundës: Caktoi termin në repartin e infektologjisë për personin i cili e sfidoi”. Nëse hapet Facebook dhe Twitter i profilit të Filipçes, aty mund të shihet se ai nuk ka publikuar një status të tillë. Në këtë rast kemi një lajm të cilin autori i shkrimit e ka marr dhe e ka publikuar si të vërtetë, duke mos e verfikuar nëse me të vërtetë Minstri i Shëndetësisë me të vërtetë ka shkruar diçka të tillë në Twitter, shkruan Vërtetëmatës.

Në një postim në Facebook shpërndahet lajm i rremë lidhur me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe i njëjti ka nxitur një numër të madhe reagimesh në rrjetet sociale. Postimi, në momentin që është shkruar teksti, ka qindra reagime, dhe faktikisht paraqet një shkrim sipas të cilit, ministrit Filipçe, kushtimisht, “i ka ardhur në maj të hundës” dhe ka caktuar termin në Klinikën Infekive për personin i cili e ka sfiduar në rrjetet sociale!

Më saktë, bëhet fjalë për statusin e një përdoruesi të Facebookut, i cili ka shfaqur gatishmëri që të hyjë në klinikë dhe të qëndrojë me të sëmurët pa maskë 24/7.

Foto nga statusi

Sipas tekstit, pas kësaj ka vazhduar reagimi i Ministrit Filipçe, i cili, në profilin e tij në Twitter ka publikuar se pranon sfidën e Iliovski dhe i ka caktuar termin për pranim në klinik.

Status i montuar

Por, verifikimi dëshmoi se statusi i Filipçes është i rrem, gjegjësisht fotomontazh. Statusin origjinal e ka shkruar ky përdorues i Twitter-it, @41N21E. 

Foto nga statusi

Statusi i rij është marr, dhe në vend që të ngjitet në fotografinë e tij, është ngjitur fotografia e Ministrit për Shëndetësi, FIlipçe.

Nëse hapen profilet e Filipçes në Facebook dhe Twitter do të shihet se ai nuk ka publikuar një status të tillë.

Kemi rastin e lajmit kur autori i shkrimit e ka publikuar si të vërtetë, duke mos bërë verifikimin nëse me të vërtetë Minisitri i Shëndetësisë ka shkruar një status të tillë në Twitter. Autori së pari është dashur të kontrolloj profilet e Filipçes në Facebook dhe Twitter dhe të bindet në vërtetësinë e asaj që është shkruar, dhe më pas ta publikojë. Një shkrim i transmetuar në një formë të tillë dhe i shpërndarë në rrjetin social Facebook shkaktoi një numër reagimesh në opinion dhe krijoi perceptim të gabuar për ministrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button