RMV, Filloi në Kuvend debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020, ministri Besimi raportoi për ndryshimet

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut filloi debati për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020, pasi të hënën Qeveria e miratoi rebalancin, transmeton Portalb.mk. Debati pritet të zgjasë pesë ditë pune, ku do të shtjellohen edhe 188-të amandamentet e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

“Masa për mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë, të tilla si pensionistët dhe prindërit e vetëm, shtrihet dhe për fëmijët pa prindër. Përkrahja në vlerë prej 6.000 denarë u sigurohet atyre me rebalancin e buxhetit”, deklaroi Besimi.

Ai raportoi se gjatë rebalancing janë siguruar fonde për projekte si furnizimi me ujë në Likovë dhe Reçicë t Vogël, dhe stacionet filtruese në Shtip dhe Karbic. Ai raportoi se janë ndarë mjete për restaurimin e urës në fshatin Ulanci, mirëmbajtje të vendeve arkeologjike dhe organizimin e oficerëve rezervë.

Raportohet gjithashtu se me rishikimin janë parashikuar 4,3 miliardë denarë për mbështetje financiare për pagesën e pagës së të punësuarve në sektorin privat me kompensim në interval prej 14,500 deri 21,776 denarë.

“Efektshmëria e Pakos së katërt të masave antikrizë varet nga miratimi i këtij rebalanci. Ai siguron fonde për zbatimin e masave të tilla si mbështetja financiare për punëdhënësit për pagesën e pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2020”, deklaroi Besimi, duke sqaruar se me rebalanc ndër të tjera do të bëhet rimbursimi i taksës turistike, rimbursimi i fundjavës pa TVSH përmes 66,85 milionë denarë, për produkte dhe shërbime të blera vendore dhe pajisje kompjuterike për qarkullim deri 30.000 denarë.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 15-të i miratoi amendamentet e diskutuara në komisionin e Kuvendit për rebalancin e Buxhetit për vitin 2020. Besimi vlerësoi që javën e ardhshme pret që të fillojë implementimi i masave.

“Janë pranuar nëntë amendamente të cilat ishin në drejtim të masave Kovid. Është pranuar edhe amendamenti nga opozita i cili ka të bëjë për 1.000 fëmijë pa prindër që të marrin vauçerë. Ribalansi ka rritje lidhur me atë paraprak dhe të buxhetit. Sot është dërguar në Kuvend dhe gjatë kësaj jave do të fillojë debati dhe javën e ardhshme të fillojmë t’i implementojmë masat”, deklaroi Besimi.

Qeveria sqaroi se të hyrat për vitin 2020 planifikohen në nivel të 196.3 miliard denarëve, ndërsa shpenzimet prej 252.8 miliardë denarëve. Të hyrat në nivel thuajse të njëjtë në raport me planin, ndërsa shpenzimet rreth 10 miliardë denarë më shumë se plani. Qeveria raportoi se “në bazë të këtij planifikimi të të hyrave dhe shpenzimeve, deficiti është i pozicionuar në vlerën prej 56.5 miliardë denarëve, gjegjësisht 8.49% të BPV”.

Ndryshe, me rebalancin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për shpërblimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. Mjetet do t’u dedikohen  të punësuarve në qendrat e kovidit në Shkup dhe në spitalet nëpër qytetet e tjera të vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button