Kosova regjistroi 284 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Në Kosovë raportohet se në 24 orët e fundit u regjistruan gjithsej 284 raste të reja nga realizimi i 1,058 testimeve, ndërkohë janë shëruar 72 pacientë.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK)”, informon Instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë.

Instituti sqaroi se rastet e reja vijnë nga komuna Prishtinë 117 raste, komuna Gjakovë 28 raste, komuna Ferizaj 19 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Shtime 6 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Junik 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Han i Elezit, Istog dhe Malishevë.

“Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes. Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869”, raportojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button