fbpx

Qyteti i Shkupit i shpalli fituesit e Çmimit “13 Nëntori”

Qyteti i Shkupit i publikoi fituesit e çmimit “13 Nëntori” për vitin 2020-të në fusha të ndryshe, si shëndetësi, gazetari, arsim dhe fusha të tjera, transmeton Portalb.mk.

Qyteti i Shkupit njoftoi se votimi i fshehtë u krye nga Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë nga: kryetarja Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Loreta Georgievska-Jakovleva, Gazanfer Bajram, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkoski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Rolando Kutirov, Lubosha Sankoviq dhe Danica Stojanova.

Toni Dimkov e fitoi çmimin në fushën e publicistikës, Servete Fida nga fusha e arsimit dhe edukimit, Ilina Arsova në sport, ndërsa Lubomir Çadikovski nga fusha e kulturës dhe Nikolla Angellovski.

Çmimin në fushën e juridikut e mori Shoqata e artistëve të artit figurative. Në kuadër të shkencës çmimin e mori Petar Namiçev, në art Dime Popovski, ndërsa në fushën e aktiviteteve humanitare e mori grupi i fëmijëve I përbërë nga Andrijana Serafimovska, Teo Tasev, Teodora Trajkovska, Filip Dimishkovki Bojan Ristovski.

shëndetësi: Sashko Jovev, Zhan Mitrev, Maja Mojsova, Vasil Papestiev, Marjan Shokarovski, Vangel Zraveski, Kujtim Xhelili, Tanja Angushev, Nikolla Hristov, Stefania Haxhievska, Nadica Mehmedoviq, Vesna Mitashova, Jasmina Ilievska, Marija Gerakovska dhe dhe Dimçe Slavevski, për realizimin e transplantimit në zemër. Gjithashtu në fushën e shëndetësisë u vlerësua edhe Zharko Karaxhovski.

Nxënësit dhe studentët që u vlerësuan nga Qyteti i Shkupit janë Matej Misosievski, Angela Metrovska dhe Vedrana Petrova.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close