Spitali modular pothuajse i mbushur me pacientë, Filipçe: Të gjithë do të kenë shërbim mjekësor!

Klinika modulare për trajtimin e pacientëve me kovid-19 është pothuajse e mbushur dhe së shpejti nuk do të jetë në gjendje të pranoje pacientë tjerë, megjithatë, Filipçe ju tha qytetarëve të qëndrojnë të qetë sepse siç thotë ai, askush nuk do të ngelë pa iu dhënë shërbimi mjekësor, shkruan Portalb.mk.

Me mbushjen e tërësishme të klinikës modulare për trajtimin e pacientëve me kovid-19, pacientët do të pranohen në Klinikën për Neurologji dhe Klinikën për Dermatologji, të dyja këto, kanë qasje në furnizim qendror të oksigjenit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot tha se ka krevate spitalore mjaftueshëm si dhe kuadri mjekësor është gati të punoje me pacientët e infektuar nga kovid-19. Megjithatë, ai apeloi për respektim të masave.

“Departamente shtesë tanimë janë gati. Edhe krevate spitalore ka mjaftueshëm, kuadri është gati ë punoje me pacientët me kovid. Apelojmë të respektohen masat. Dje u votuan ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse. Masat të cilat tani janë në fuqi të cilat implementohen nga e gjithë Evropa, kufizimi i kapaciteteve të transportit publik, mbajtja e detyrueshme e maskës në të hapur, mbyllja e objekteve hotelierike nga ora 23:00, rekomandimi për të punuar nga shtëpia dhe online, janë masa të cilat në qoftë se respektohen, ka mundësi që seriozisht të ndikojnë në uljen e kurbës” tha Filipçe.

Ndryshe, krevat spitalore janë siguruar edhe nga Instituti për sëmundje të mushkërive dhe Spitali Klinik “8 Shtatori”, si dhe nga të gjitha departamentet interne të spitaleve tjera në vend. Kështu informoi sot Venko Filipçe në mbledhjen e këshillit të sigurisë, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button