Pendarovski: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do ta zgjidh problemin, nevojitet respektim i rreptë i masave

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se situata me gjendjen e Covid-19 në vend është jashtëzakonisht serioze, ndërsa nuk do të jetë më lehtë edhe javët në vijim. Ai pas përfundimit të seancës së Këshillit për Siguri, tha se është informuar për gjendjen me Covid – 19, e cila ka qenë pika e vetme e diskutimit, ndërkaq porositi qytetarët që maksimalisht të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm për shkak vetes dhe më të afërmit, sepse situata në javët e ardhshme do të jetë edhe më serioze, transmeton Portalb.mk.

Këshilli i Sigurimit

“Sa i përket pakos së masave për mbrojtje, nuk ekzistojnë masa që janë të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që i zbatojnë shtetet e tjera dhe të mos zbatohen te ne. Kryesisht, masat janë të njëjta, dallimet janë në nivelin e respektimit dhe nivelin e implementimit të ligjeve nga ana e institucioneve”, deklaroi Pendarovski.

Stevo Pendarovski

Ai porositi që kriza e koronës të mos shfrytëzohet për pikë politike, sepse me humbjen e jetës së njerëzve të gjithë jemi humbës.

“Në mungesë të vaksinës apo ilaçit, nuk ka alternativë përveç respektimit të protokolleve, mbajtjes së maskës, distancës fizike, uljes drastike të mbledhimeve”, bëri apel Pendarovski.

I pyetur rreth kërkesës së VMRO-DPMNE-së për formim të Komisionit të ri për Sëmundje Infektive, ai tha se çdo kritikë qëllim mirë dhe konstruktive është e mirëseardhur,  në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Qeveri ka dhe duhet të ketë vullnet të mirë për pranimin e propozimeve.

Stevo Pendarovski

“Dua veçanërisht të theksoj se as në Qeveri, as në Ministrinë e Shëndetësisë, as në Komisionin për Sëmundje Infektive nuk është mbledhur të gjithë mendjet, për këtë çdo kritikë, propozim i qëndrueshëm, është i mirëseardhur. Të gjitha idetë dhe propozimet e dobishme të pranohen”, deklaroi ai.

Duke iu përgjigjur gazetarëve në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, presidenti u përgjigj se nuk është diskutuar ajo çështje në mbledhjen e sotme të këshillit.

“Qysh në prill kur shpalla gjendje të jashtëzakonshme, bëra apel Kuvendi të mblidhet. Edhe më tej mendoj se vendi i vërtetë për atë temë duhet të jetë Kuvendi. Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme sot nuk do të zgjidhet problemi”, tha ai.

Po ashtu, Pendarovski theksoi se ora policore nuk ndërlidhet me gjendjen e jashtëzakonshme, por është e mundur ndryshim i ligjit, për të cilin ka Kuvend funksional. Por nëse ka nevojë, ai tha se do të miratojë që armata të jep mbështetje logjistike në atë pjesë të sistemit ku ka nevojë.

Venko Fillipçe

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, tha se në fillim të krizës me virusin korona, kur të gjitha shtetet vendosën kufizim të lëvizjes, mendohej se në atë mënyrë virusi do të parandalohej. Por, është dëshmuar se me virusin korona nuk është ashtu dhe restrikcionet nuk do të ndihmojnë.

Filipçe informoi se ka mjaftueshëm krevate në spitale dhe kuadër të përgatitur i cili është i gatshëm të luftojë për pacientët e sëmurë me covid-19 dhe u bëri apel qytetarëve që të jenë të bindur se çdokujt që i nevojitet, do t’i ofrohet kujdes adekuat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button