fbpx

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski është hospitalizuar për shkak të komplikimeve nga kovid-19

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, nga dje është hospitalizuar për shkak të komplikimeve të shfaqura pasi rezultoi pozitiv me kovid-19. Këtë e kanë konfirmuar nga kabineti i ministrit, shkruan Portalb.mk.

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile, ai është hospitalizuar pasi ka pasur rritje të temperaturës, kështu thane nga MPB-ja.

Ndërkaq ministri Spasovski të hënën në “fejsbukun” e tij personal informoi se kishte rezultuar pozitiv me kovid-19. Edhe pse ky i fundit të dielen kishte pasur kontakt me kryeministrin Zoran Zaev dhe disa funksionerë tjerë të lartë të LSDM-së, kryeministri rezultoi negative me virusin korona.

Në Klinikën Infektive në Shkup aktualisht trajtohet edhe sekretari gjeneral i Qeverisë Dragi Rashkovski, deputetja Slavjanka Petrovska dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun Marjan Zabrçanec dje në profilin e tij publikoi se është pozitiv me kovid-19. Pozitiv me kovid-19 është edhe zëdhënësja e LSDM-së Bogdana Kuzevska.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close