RMV, BE-ja do tu ndajë 5 milion euro komunave për projekte inovative

Që sot është e hapur thirrja për propozim-projekte “BE për komunat”, me të cilën 5 milion euro nga Bashkimi Evropian do të ndahen për komunat të cilat do të implementojnë projekte për përmirësimin e shërbimeve lokale. Thirrja do të jetë e hapur deri më 30 dhjetor dhe kushti është që projektet të ofrojnë një mënyrë të re për zgjidhjen e problemeve në komuna, njoftuan nga Ministria për Vetëqeverisje lokale, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nga buxheti i shtetit siguron 600,000 euro për bashkëfinancimin e projekteve të miratuara. Në këtë mënyrë ne ua lehtësojmë aplikimin komunave dhe i bëjmë më të arritshme për shfrytëzim fondet e Bashkimit Evropian. Kushti është që projektet të ofrojnë një mënyrë të re për zgjidhjen e problemeve në komuna. Me zgjidhje inovative për të përmirësuar shërbimet ekzistuese ose për të krijuar shërbime të reja lokale”, tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, në sesionin e informacionit onlajn për fillimin e projektit, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së në vend David Gir.

Sektorët kryesorë prioritar të thirrjes së ardhëshme publike janë: shërbimet komunale inovative dhe zgjidhje inovative për azhurnimin e shërbimeve ekzistuese, kujdesin social dhe shërbimet sociale komunale, përmirësimin e kapacitetit lokal dhe gatishmërinë për menaxhimin e krizave, rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e shkaktuar, mundësitë për vendet e punës dhe aftësitë në nivelin lokal në fushën e dijes ekonomike, përparësitë e “Marrëveshjes së Gjelbër”, të tilla si zbutja dhe adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore.

Bashkimi Evropian gjithashtu siguroi edhe 1 milion euro shtesë për përgatitjen teknike të komunave për aplikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button