RMV, rritet numri i zyrtarëve qeveritar dhe politik të infektuar me Kovid-19

Kovid-19 po përhapet me shpejtësi në institucionet shtetërore të vendit. Gjatë ditës së djeshme, mbërritën disa informacione të konfirmuara rreth zyrtarëve të sëmurë qeveritarë dhe politikë nga Kovid-19. Koordinatori qeveritar për komunikimi Marjan Zabërçanec, njoftoi mbrëmë se ai ishte testuar pozitiv me korona virus. Zabërçanec në Facebook shkroi se kishte simptoma të lehta të ftohjes, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

“Ndihem mirë, ndjek plotësisht këshillat e mjekëve dhe që nga ky moment jam në izolim shtëpiak. Kujdesuni maksimalisht, virusi gjen mënyra të ndryshme për të depërtuar në trupin e njeriut. Mbani gjithmonë maskë, kudo, shmangni kontaktet fizike, zhvendosni të gjitha takimet onlajn, shmangni grupimin, dezinfektohuni,” shkroi Zabrëçanec në Facebook.

Ndryshe, dje u konfirmua se se sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është i sëmurë me Kovid-19 dhe është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, por është në gjendje të qëndrueshme. Midis anëtarëve të lartë të qeverisë së vendit, fundjavën e kaluar u testua pozitiv për koronavirus edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska njoftoi mbrëmë në Facebook se ishte pozitive me korona virus. Ajo pasdite, papritmas kishte pasur temperaturë të lartë dhe letargji derisa ishte në një seancë parlamentare. Dje poashtu zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska shkroi në Facebook se është pozitive me kovid-19, por se ndihet mirë.

Dje në vendin tonë u regjistruan një rekord prej 870 rastesh të personave të infektuar nga Kovid-19, numri i rasteve aktive u rrit në 7,963, dhe spitalet në të gjithë vendin janë të mbushura me qytetarë të cilët kanë një pasqyrë klinike më të rëndë për shkak të korona virusit..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button