Filadelfia vendosi orë policore për të ndërprerë protestat e dhunshme që shpërthyen pas vrasjes së një personi me ngjyrë

Të mërkurën në mbrëmje u vendos orë policore në mbarë qytetin e Filadelfias pas dy netëve protestash dhe plaçkitjesh, të cilat shpërthyen për shkak të të shtënave fatale të policisë ndaj Walter Wallace 27 vjeç, i cili mbeti i vdekur, njofton Portalb.mk.

Anëtarët e Gardës Kombëtare të Pensilvanisë do të ruajnë bizneset për të parandaluar plaçkitjen, thanë zyrtarët. Wallace, një 27-vjeçar me ngjyrë, u qëllua dhe u vra të hënën ndërsa mbante një thikë gjatë një konfrontimi me policinë në Filadelfian perëndimore. Familja e tij ka thënë se ai vuante nga çrregullimi bipolar dhe ishte në krizë gjatë kohës së pushkatimit. Një avokat i familjes tha se Wallace ishte një pacient i shëndetit mendor, të cilit i ishte caktuar litium, shkruan CNN.

Policia është zotuar se do të prezantojë incizimet që tregojnë ngjarjen që ka rezultuar me vdekjen e Walter Wllance Jr. më 26 tetor.

Komisionerja e policisë Danielle Outlaw tha në një konferencë virtuale për mediat se do të takohet së shpejti me familjen e Wallace për t’i treguar atyre pamjet nga kamerat e veshura në trupin e oficerëve dhe sende të tjera nga hetimi.
“Ne kemi në plan të lëshojmë historinë e premisave, audion e thirrjeve 911 dhe pamjet e kamerave në trupin e oficerëve. Para se të ndodhë kjo, megjithatë, do të takohemi me anëtarët e familjes së Z. Wallace, për të siguruar që ata të kenë një mundësi për të parë materialet të parët,”tha ajo.

Familja e Wallace ka kërkuar që protestuesit të mbajnë demonstrata paqësore për të respektuar kujtimin e tij.

Policia ka thënë se ka shtënë në drejtimin e tij pasi ai ka injoruar urdhrat për të hedhur thikën.

Përleshjet kanë nisur pak pasi Wallace, 27-vjeçar, ka vdekur. Protesta janë mbajtur edhe në Uashington, Nju Jork, Portland dhe Oregon. Vdekje të ngjashme të personave me ngjyrë në duart e policisë, kanë nxitur protesta masive në shumë shtete amerikane këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button