As Kuvendi nuk ka blerë llaptop për deputetët, as nuk i ka paguar nga buxheti

Në disa publikime në rrjetet sociale po shpërndahet dezinformatë se Kuvendi ka prokururuar llaptopë për deputetët. Së pari nuk është në pyetjet prokurimi të cilin e paguan Kuvendi, së dyti, nuk bëhet fjalë për llaptopë të cilët i shfrytëzojnë deputetët, janë të destinuar për shërbimet e Kuvendit. Prokurimi i llaptopëve është donacion i Programit për mbështetje parlamentare nga Ambasadave e Zvicrës, e realizuar nga Instituti Kombëtare Demokratik (IKD) në bashkëpunim me Institutin për Demokraci “Societas Civilis” dhe Qendra për menaxhim me ndryshime, shkruan Vërtetëmatësi.

“Kuvendi ka prokuruar llaptopë të rij për deputetët në periudhën kur ka fëmijë të varfër, prindërit e të cilëve nuk mund financiarisht t’ia lejojnë vetes që të ju blejnë llaptopë për ndjekjen e mësimit online”. Kjo narrativ – e krijuar nga informacion i përgjysmuar, i cili tashml tre ditë është temë e ashpër në debate në opinion dhe në rrjete sociale, kur një pjesë e mediumeve, në mënyrë senzacionale publikuan se Kuvendi është furnizuar me 100 llaptopë duke mos ofruar burim informacioni dhe të dhëna të plota për prokurimin.

Kjo ka qenë e mjaftueshme, që më pas Facebook dhe Twitter të mbushen me publikime të cilat shpesh kanë pasur përmbajte ofenduese dhe është përdorur gjuha e urrejtjes.

Llaptop prej 57.000 denarë për çdo deputet dhe ne do të mbledhim donacione që fëmijët të mësojnë. Nëse më i liri është diku 12.300 denarë: për një deputet, ne do të blenim 4 llaptopë dhe do të na kthenin kusur. 120 budallenj do të kenë llaptopë (sepse ata nga paga e tyre nuk mund t’i blejnë / tashmë e kanë të vetin) plus që akoma 360 fëmijë nuk kanë asnjë të llaptopë që të mund të ndjekin mësimin. Kaq shumë i intereson shtetit për ju. Përsëri të votoni për VMRO-në dhe LSDM-në, 

Ky publikim, që është një prej të shumtëve, ka mbi 600 pëlqime, dhejtëra komentime dhe mbi 100 shpërndarje.

Në publikimet në rrjete sociale, përveç që kritikohej vet blerja e llaptopëve,  ky gjysmë-informacion krahasohej me mungesën e kompjuterëve, të cilën e kanë një pjesë e nxënësve për ndjekje të mësimit online për shkak të pandemisë me Covid-19.

Të shpeshta ishin edhe komentet të cilët ju bënin thirrje deputetëve që të donojnë llaptopët nëpër shkolla, se ky hap ëshë i padrejtë, si dhe deputetët nuk meritojnë një prokurim të tillë të paguar nga parat e shtetit.

Por vështirë që ky postim, si mediatik ashtu edhe në rrjetet sociale të jetë i vërtetë.

Poste të tilla dezinformojnë për dy arse. Së pari, nuk është në pyetje prokurimi të cilin e paguan Kuvendi, dhe së dyti, nuk bëhet fjalë për llaptopë që do t’i shfrytëzojnë deputetët.

Prokurimi i llaptopëve është donacion i Programit për mbështetje parlamentare e Ambasadës së Zvicërs nga Instituti Kombëtar Demokratik (IKD) në bashkëpunim me Institutin për demokraci “Societas Civilis” dhe Qendrën për menaxhim me ndryshime. Që do të thotë se, është e pavërtetë se shpenzohet paratë e buxhetit, paratë e popullit, por bëhet fjalë për donacion nga një vend i huaj.

Është e pavërtetë se deputetët do të përdorin këto mjetet. Llaptopët janë të destinuar për shërbimet kuvendare, dhe jo për deputetët.

Këtë e vërtetoi edhe IKD prej ku informuan se Programi për mbështetje parlamentare siguron ndihmë teknike dhe materiale, përshirë edhe kompjuterët edhe për shërbimet kuvendare, të cilët tani punojnë me pajisje të vjetëruara dhe me softuer të papërshtatshëm.

Demanti erdhi edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili shkurt për gazetarët sqaroi se 100 llaptopë, të cilët i prokuroi Kuvendi, janë për shërbimet kuvednare, dhe jo për deputetët.

Por, kjo është edhe një fakt që lajmet e rreme udhëtojnë shumë herë më shpejtë se demanti dhe se të gjithë sqarimet dhe specifikimet që erdhën pas shpërndarjes së lajmit të pasaktë. Është e mjaftueshme një shkëndijë e vogël që të nxis “zjarr” dhe debat, gjegjësisht mendimi publik të merr tërësisht drejtim të gabuar dhe të shkaktojë dëm, i cili më pas vështirë se rregullohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button