Covid-19, Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet për masat e reja

Me akuza të ndërsjella se kush është fajtor për situatën aktuale me virusin korona në Maqedoninë e Veriut përfundoi seanca parlamentare në të cilën u miratuan ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, raporton TV21.

Ndryshimet e ligjit u miratuan me 53 vota PËR, 26 abstenime dhe asnjë kundër.

Kjo do të thotë që masat e propozuara më parë, mbajtja e maskave në ambiente të hapur bëhet e detyrueshme, sapo ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse të botohen në Gazetën Zyrtare.

Ndërkaq u tërhoq masa për kontroll në shtëpi dhe ndalimi për të ardhur më shumë se 4 mysafirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button