RMV, janë realizuar rreth 4 mijë kontrolle nga Inspektorati, ndërkohë janë në prite të punësimeve të reja nga Qeveria

Magdalena Filipovska-Grashkoska, kryetarja e Këshillit të inspektorëve raportoi se për një javë janë realizuar gjithsej 3,959 kontrolle nga inspektorët në lidhje me respektimin e protokolleve për mbrojtjen e shëndetit publik, transmeton Portalb.mk.

Inspektimet janë realizuar në periudhën nga 19 deri 25 tetori nga Inspektorati shtetëror i tregut (613), Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (90), Inspektorati shtetëror i punës (400), Inspektorati shtetëror për transport (48), Agjencia për ushqim dhe veterinari (252) dhe Agjencia për ilaçe dhe mjete mjekësore-MALMED (33).

Inspektorati i tregut ka regjistruar 19 kallëzime për kundërvajtje dhe 8 kallëzime penale. Për tre dasma të organizuara në objektet hotelerike në Tetovë, Bogovinë dhe Haraçinë, ky inspektorat ka ngritur padi penale për shkelje të protokolleve të punës, ndërsa katër padi për objekte hotelerike në Gostivar dhe Shkup. Ndërkohë Inspektorati i transportit ka regjistruar 4 kallëzime penale dhe 6 kallëzime për kundërvajtje, kryesisht në pikat kufitare.

Stojko Paunovski, drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut ka theksuar se Inspektorati ka nevojë edhe për punësime të reja. Ai theksoi që sipas Qeverisë, në vitin tjetër do të kemi edhe 20 të punësuar të rinjë.

“Ne ndoshta kemi administratë të tepërt, prej së cilës nuk mundemi të kemi kuadër për pjesën e inspektimit”, deklaroi Paunovski, duke shtuar se “gjithë inspektorët i lutemi Zotit të jemi shëndosh dhe gjallë duke u munduar të kryejmë gjithë punët që na janë dhënë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button