Shaqiri lëndohet, mungon ndaj Mainz

Dy miq u lënduan për një ditë. Ishte braziliani, Rafinha, ai i cili i pari lëshoi stërvitjet e Bayern Munichut, ndërsa më vonë një gjë të tillë e bëri edhe superylli kosovar, Xherdan Shaqiri.

Siç kanë njoftuar mediat gjermane të hënën, Xherdani u ankua për dhimbje në këmbën e tij të djathtë. Pas kontrollimeve rezultoi se ai kishte probleme me nyjën e këmbës, për çka pritet të mungojë rreth pesë ditë, transmeton orainfo.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe mjeku i bavarezëve, Hans-Wilhelm Muller. Shaqiri mund ta konsiderojë vetën me fat, pasi që nga java tjetër mund të jetë përsëri 100 % i gatshëm për ta ndihmuar Bayern Munichun. Gjithsesi, ai nuk pritet të jetë në gjendje të luajë në takimin e së shtunës, që Bayerni e zhvillon kundër Mainzit. Shaqiri luajti minutat e fundit të fitores së fundit të bavarezëve në udhëtim 2:0 ndaj Stuttgartit, ndërsa përgjithësisht këtë stinor, paraqitjet si titullar kanë munguar për talentin kosovar, transmeton Orainfo.

Megjithatë, në 23 paraqitje sa ka zhvilluar në të gjitha garat, Xherdani ka realizuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime, duke realizuar gol në të gjitha garat që ka luajtur. Shaqiri është 21-vjeçar, ndërsa te Bayerni u transferua në verën e vitit të kaluar nga Baseli për afro 12.5 milionë euro. Ky është lëndimi i parë që ai ka pësuar te Bayerni që nga transferimi i tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button