fbpx

RMV, MSIA propozoi që servisi publik të marrë rreth 19 milionë euro nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm

Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës (MSIA ) në projekt-buxhetin për 2021 për financimin e Radios dhe Televizionit të Maqedonisë (RTM) propozon të sigurojë fonde në vlerë prej 1.172.737.280 denarë (rreth 19 milionë euro) që do të ndaheshin nga buxheti i shtetit , informojnë për “Meta.mk” nga MSIA. Megjithatë, kjo ministri thekson se për financimin e aktiviteteve të radiodifuzionit për RTM, Radiodifuzionin e Maqedonisë (RDM) dhe Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV), në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm janë paraparë 0.8 % e shumës së përgjithshme të të ardhurave të fituara këtë vit në buxhetin e shtetit, raporton Observatori Mediatik, përcjell Portalb.mk.

Kjo është në kundërshtim me nenin 45 të ndryshimeve të miratuara në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ku thuhet se duke filluar nga viti 2021 për RTM, RDM dhe ASHMAV do të ndahet 1 % e shumës së përgjithshme të të ardhurave në buxhetin e realizuar në vitin i paraprinë vitit fiskal për të cilin përcaktohet shuma. MSIA nuk ka asnjë koment për pritjet e RTM që në vitin 2021 do të marrë fondet e siguruara nga zgjidhja ligjore për vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, Ligji për ASHMAV gjithashtu thekson një përjashtim:

“Përqindjet nga paragrafi (1) i këtij neni do të realizohen nëse nuk cenohet shpërndarja e drejtë të fondeve buxhetore dhe nuk ndikon në fondet e planifikuara për të gjitha zërat e shpenzimeve buxhetore”, thuhet në vazhdim të nenit 45 të Ligjit për ASHMAV. 

Sidoqoftë, propozimi i MSIA për të mbuluar kostot për krijim dhe transmetim të programeve dhe për zhvillim tekniko-teknologjik të RTM-së për vitin e ardhshëm është shumë më i madh se fondet që janë paraparë në Draft-programin vjetor për punë të shërbimit publik për vitin 2021. Gjegjësisht, menaxhmenti i RTM-së në këtë dokument ka shënuar shumën prej rreth 14,5 milionë euro në anën e të ardhurave, pra pjesën për financimin e aktivitetit radiodifuziv ka planifikuar të jetë në të njëjtin vëllim si në vitin aktual të vitit 2020 dhe atë të mëparshëm të vitit 2019.

Çështja e dytë kryesore për funksionimin e shërbimit publik është pjesa për gjendjen me numrin dhe statusin e të punësuarve në RTM. MSIA në qershor këtë viti e miratoi sistematizimin e ri të vendeve të punës në RTM, ndërsa menaxhmenti atëherë kishte shpresë se kjo ministri do të aprovojë Planin për punësimin dhe rivendosjen e punonjësve. Por MSIA në përgjigje për “Meta.mk” thonë se ata nuk kanë miratuar plan të tillë.

“Plani i punësimit dhe shpërndarjes nuk u paraqit brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye nuk u miratua nga MSIA”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të ministrisë për këtë çështje.

Në fakt, miratimi i këtij plani duhet të mundësojë punësimin e njerëzve të rinj si staf profesional në RTM, por edhe të përmirësojë karrierën e punonjësve aktualë në shërbimin publik në pozita më të larta, në përputhje me cilësinë e punës së tyre.

Përndryshe, Komisioni Evropian në Raportin për progresin e vendit tonë për vitin 2020, në kapitullin për lirinë e shprehjes, ka shënuar se reforma në RTM është në fazë të hershme dhe kësaj çështjeje duhet t’i jepet përparësi.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close