Në 24 orët e fundit u regjistruan 281 raste të reja me Kovid-19 në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 281 raste të reja me Kovid-19, ndërkohë raportohet se u shëruan 97 pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK)”, raportojnë nga Instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë.

Në këtë periudhë u realizuan 932 testime, ndërkohë numri i përgjithshëm i testeve të realizuara ka arritur në 90,040 teste.

“Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658”, raportojnë nga Instituti.

Institutit sqaroi se rastet e reja vijnë nga komuna e Prishtinës 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button