RMV, Javën e ardhshme arrijnë vaksinat e kompanisë franceze kundër gripit sezonal

Në muajin nëntor pritet të fillojë vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal, përmes sistemit “Termini im”. Në Shkup planifikohet vaksinimi të realizohet ne poliklinikën e Gjorçes, Bukureshtit, Çairit, Bit Pazarit, Çentos dhe Jane Sandanskit.

Kompania farmaceutike franceze “Sanofi Paster” është prodhues i vaksinës.

Vaksinimi falas pritet të jetë për personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, grat shtatzëna dhe fëmijët të moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Ndërkohë, çmimi i një vaksine të tillë do të jetë 800 denarë.

Ndryshe, sipas rekomandimeve të OBSH-së, për të evituar komplikimet shëndetësore nga kombinimi eventual i CoVid-19 dhe influencës virusale sivjet në vjeshtë pritet që të vaksinohet 20% e popullsisë në vendin tonë. Vitin e kaluar janë vaksinuar vetëm 5% e popullsisë, përkatësisht janë dhënë rreth 45 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Do të ishte ideale, thonë mjekët, të vaksinohen diku rreth fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit, pasi që efekti mbrojtës optimal ndodh dy javë më vonë dhe pastaj ulet ngadalë gjatë tre muajve të ardhshëm.

Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është të vaksinon personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punonjësit e shëndetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button