“Mendo pakëz”, një 19 vjeçare nga Tetova nëpërmjet posterave, jep porosi dhe e sfidon mentalitetin e masës

“Burrat e vërtetë qajnë”, “Njerëzit janë më të rëndësishëm se profiti”, Cikli menstrual është një dukuri e natyrshme dhe nuk ka nevojë të fshehët”, janë vetëm disa prej mesazheve që qytetarët e Tetovës i kanë lexuar në çdo cep të qytetit ditëve të fundit, edhe atë në shqip, maqedonisht dhe gjuhë rome. Aktivistja 19 vjeçare, Elena Saveska, përmes këtyre mesazheve tenton të ngritë vetëdijen e përgjithshme për çështje të rëndësishme dhe jo të zakonshme në shoqëri. Njerëz, “mendoni pakëz” para se të hapni gojën, thotë Saveska, transmeton Portalb.mk.

Aktivistja Elena Saveska gjithashtu është një prej themeluesve të “Fridays for Future Macedonia” dhe shumë aktiviteteve të tjera me qëllim të vetëdijesimit. Saveska, ditëve të fundit në Tetovë ka ngjitur postera me mesazhe të ndryshme.

Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.
Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.
Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.
Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.

Ngacmimet seksuale, nacionalizmi, fashizmi, brutaliteti shoqërorë janë vetëm disa prej problematikave të shoqërisë tonë që kanë nxitur aktivisten 19 vjeçare nga Tetova të ndërmarre diçka për të mposhtur këtë, po pse pikërisht “Mendo pakëz”?

“Pas karantinës dhe orëve policore vërejta shumë dukuri dhe fenomene negative spikaten edhe më shumë se sa më herët. Më saktë bëhej fjalë për ngacmime seksuale të shpeshta në shkolla, simbole nacionaliste dhe fashiste, brutalitet policor dhe urrejtje në përgjithësi, të njëjtën mundeshim ta dëshmojmë në rrjetet sociale. Mendova se duhet patjetër të bëhet diçka në lidhje me këtë situatë dhe duhet patjetër urgjentisht të ndërmarr diçka për shoqërinë. Për këtë edhe është Mendo Pakëz, për shkak se populli duhet të ketë vetëdije dhe ndërgjegje për gjërat që i thotë dhe i bën. Nga përvoja e aktiviteteve të mëhershme e pashë se çfarëdo që të bëhet njerëzit nuk do të pajtoheshin me atë por koha është për ndryshime. Pse në tre gjuhë? Unë po të mundesha do ti bëja në të gjitha gjuhët që ekzistojnë në botë sepse mendoj se thelbi i gjuhëve është kuptueshmëria. Ajo që te ne shfrytëzohet si fushë për polarizim dhe politizim është e frikshme dhe për të ardhur keq. Gjuha shqipe, maqedonase dhe rome konsiderova se janë gjuhët që më së shumti i kuptojnë në Tetovë dhe më gjerë. Gjuhën rome e kam shumë të veçantë gjithashtu sepse tani një numër i vogël i projekteve dhe iniciativave e kanë kyçur të njëjtin, dhe do të doja të ju drejtohem edhe romëve për shkak se edhe ata janë pjesë e shoqërisë tonë” theksoi Elena Saveska për Portalb.mk.

Kurse pyetjes së gazetarit të Portalb.mk për atë se sa e përgatitur është shoqëria jonë të lexoje mesazhe të tilla që mbase ende janë tabu për shoqërinë tonë, Saveska potencoi se duke pritur shoqërinë të përgatitet, gjendja përkeqësohet.

Ajo këtë e asocoi me atë se në shoqërinë tonë njerëzit vendosen aksesorë dhe tatuazhe me nacionalitetin apo etnitetin e tyre, por harrojnë se ajri që po e thithin realisht po i mbyt ata.

Elena Saveska, aktiviste.
Elena Saveska, aktiviste.

Duke pritur që shoqëria jonë të përgatitet për të lexuar mesazhe të cilat do ti ndryshonin qëndrimet dhe besimet e tyre me anë të së cilave do të kuptojnë se janë gabim, nuk duhet të presim përgatitje. Ndonjëherë është e nevojshme që problemet të adresohen në forma të ndryshme për shkak se burimi dhe aktorët e këtyre të fundit është shoqëria. Ndoshta disa punë megjithëse janë shumë të dukshme për shoqërinë, janë të pa para dhe ka nevojë ti bëjmë më të evidente. Shoqëria ndoshta ashpër reagon derisa ka raste të përdhunimit apo dhunimit të fëmijëve, mirëpo përderisa kemi shpërndarës të fotografive me përmbajtje seksuale dhe pa leje, shoqëria hesht apo fajëson viktimën. Njëjtë si shpesh here shikojnë të kenë aksesorë apo tatuazhe të nacionalitetit apo etnitetin të tyre duke u thirrur në patriotizëm, mirëpo nuk shohin se nuk mund të marrin frymë nga ajri i ndotur dhe mbeturinat. Reagimet kur i ngjita mesazhet ishin nga dashuria, çka po ndodhë, cila është kjo vajza që i ngjet këto mesazhe. Nga kur disa prej tyre u ngjitën, reagimet ishin më drastike dhe disa nga fletushkat janë hequr në mënyrë që të mos shihet mesazhi. I procesoj dhe i analizoj këto reagime sepse janë interesante, ndoshta edhe nga fakti se janë në tre gjuhë ose mesazhi nuk përputhet me qëndrimet e shoqërisë apo vetë tabuja e bën të veten” shtoi Elena Saveska, aktiviste.

Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.
Posterat në Tetovë, të ngjitura nga aktivistja Elena Saveska.

Saveska beson se e ardhmja ju përket të rinjve, ajo shtoi se në rast se një person e lë botën në gjendje më të keqe se sa më herët, i njëjti nuk ka qëllim të vetë ekzistencës së tij. Ajo konsideron se sa më herët të bisedojmë për gjërat që konsiderohen “tabu”, aq më herët do të jetojmë të lirë.

“E ardhmja është te të rinjtë. Ndoshta tingëllon shumë popullsitë mirëpo me të vërtetë është kështu. Bota duhet të ndryshoje në të mirë dhe gjithsesi kjo ngelet në duart e gjeneratave të reja. Nuk e kuptoj nevojën dhe qëllimin e ekzistimit të një personi përderisa e lejon botën apo një pjesë të botës në gjendje më të keqe se sa më herët, mirëpo ja ndoshta përgjigja flenë në problemin me krizën klimatike ku paratë dhe fuqia e errësojnë edhe zgjidhjen e duhur.  Ne të rinjtë duhet gjithmonë të jemi në mbrojtje të ndryshimeve pozitive dhe konstruktive. Tabutë apo gjërat jo të zakonshme apo nacionalizmi, fashizmi, seksizmi dhe patriarkati edhe pse në dukje ndoshta i pëlqejnë një kategoria më të privilegjuar të njerëzve, në të vërtetë janë të dëmshme për të gjithë. Kështu që, sa më herët të kuptojmë dhe bisedojmë për të njëjtat, aq më herët do të jetojmë më të lirë” tha Elena Saveska.

Ndryshe, Elena Saveska shtoi se inspirohet na zemërimi. Aktivistja 19 vjeçare vazhdimisht ndjek aksionet dhe lëvizjet e aktivistëve në botë dhe në vend, ajo thotë se është 100 herë më mirë të provohen ndryshimet në shoqëri dhe të dështohet, se sa të mos bëjmë asgjë për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button