Toni Jakimovski, shefi i Kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov u dënua me 6 vjet burg

“Gjykata Penale e Shkupit e ka publikuar aktgjykimin e numër 101/19 në opinion të njohur si “Arka Speciale” sipas të cilës T.J. dhe S.M. i shpalli fajtorë për veprën penale Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe i dënoi T.J. me 6 vjet burg dhe S.M. me 4 vjet burg”, thuhet në kumtesën e Gjykatës, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për shefin e kabinetit të ish drejtorit të Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, për mashtrim prej 825.000 eurove, por edhe për ish të punësuarin në DSK, Stevo Maxhovski.

E akuzuara Kristina Josifovska është liruar nga akuza, pasi që “prokurori publik nuk e ka dëshmuar akuzën me të cilën e ngarkon”.

 

Të akuzuarit kanë ngritur mjete financiare sipër nevojën e arkës për pagesë të mjeteve për qëllime të veçanta për DSK-në. Evidenca e harxhimeve është shkatërruar bashkë me dokumentacionin për pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button