Financat e Microsoft tregojnë bumin e shërbimeve cloud

Raporti më i fundit financiar i Microsoft tregon një panoramë mjaft pozitive për financat dhe të ardhmen e kompanisë, shkruan Pcworld.al.

Gjiganti i Windows raportoi 37.2 miliardë dollarë të ardhura për tre mujorin e fundit, një rritje prej 12% dhe fitim impresionues prej 30% më shumë në 13.9 miliardë dollarë.

Pandemia nuk e ka ndikuar aspak Microsoft përkundrazi po e shtyn kompaninë drejt sukseseve në shërbimet cloud. Kompania thotë se biznesi cloud në tërësi u rrit me 20% në 13 miliardë dollarë dhe ndërsa biznesi i shërbimeve të produktivitetit ku përfshihet Office u rrit me 11% në 12.3 miliardë dollarë.

Në raportin e kaluar financiar Microsoft tha se biznesi i Xbox dhe Surface ishte rritur. Ky trend vijoi edhe këtë tre mujori ku Xbox u rrit me 30% dhe Surface me 37%.

Shitjet e Microsoft Surface janë rritur me 10% krahasuar me tre mujorin e kaluar. Microsoft la të kuptohej se fitimet pritet të marrin goditje në gjysmën e parë të 2021 ndërsa do të investojë në zgjerimin e kapaciteve cloud.

Për tre muajt e fundit të këtij viti Microsoft pret të ardhura prej 39.6 miliardë dollarë, 8% më shumë se një vit më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button