Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për gjendjen me KOVID-19, Pendarovski: Gjendja është serioze

Ka mbaruar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Maqedonisë së Veriut në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno”, njofton Portalb.mk.

Pas mbarimit të mbledhjes, presidenti i vendit Stevo Pendarovski menjëherë apeloi deri te qytetarët që të respektojnë dh zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh se nuk është koha për përfitime politike.

“Për shkak të valës së vjeshtës sistemi shëndetësorë është organizuar për testimin dhe përkujdesjen e më shumë pacientëve. Për fat të keq kemi rritje të të infektuarve por edhe atyre që ndërrojnë jetë. Me këtë situatë po përballen edhe vendet më të zhvilluara. Kjo situatë të mos shfrytëzohet për pikë politike, nuk e di a mund të dikush të mendoj për këtë kur e dimë se të gjithë jemi humbës, duke parë numrin e madh të viktimave nga pandemia. Situata është serioze, andaj apeloj deri te të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativ tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, tha Pendarovski.

Në seancën e nëntë të Këshillit të Sigurimit u diskutua për situatën aktuale me pandeminë e KOVID-19 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Në seancë, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

 

Ndryshe, situata me KOVID-19 në RMV është alarmante. Për 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 870 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2647 testime të bëra. Ndërkaq 14 persona kanë ndërruar jetë kurse 292 pacientë janë regjistruar si të shëruar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button