fbpx

Turqia do të ndërmarrë hapa ligjor dhe diplomatik kundër karikaturave të Erdoganit në revistën franceze Charlie Hebdo

Turqia njoftoi sot se do të ndërmarrë hapa ligjor dhe diplomatik në përgjigje ndaj karikaturës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan në të përjavshmen satirike franceze Charlie Hebdo, të cilën zyrtarët e quajtën një “përpjekje të neveritshme” për të “përhapur racizmin dhe urrejtjen e saj kulturore”, njofton Reuters, transmeton Portalb.mk.

Karikatura në kopertinën e Charlie Hebdo-s tregonte Erdoganin të ulur në një bluzë të bardhë dhe mbathje, duke mbajtur një pije të konservuar së bashku me një grua të veshur me hixhab islamik.

“Populli ynë nuk duhet të ketë dyshim se të gjithë hapat e nevojshëm ligjor dhe diplomatik do të merren kundër karikaturës në fjalë. Beteja jonë kundër këtyre hapave fyes dhe qëllimkëqij do të vazhdojnë deri në fund, me arsye por me vendosmëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë për Komunikim.

Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gul u tha gazetarëve në Ankara se autoritetet turke kishin marrë të gjitha iniciativat e nevojshme me autoritetet përkatëse. Media shtetërore raportoi gjithashtu se prokurorët turq kishin filluar një hetim ndaj drejtuesve të Charlie Hebdo-s.

Zyrtarët e lartë turq kishin dënuar karikaturën përmes zëdhënësit presidencial Ibrahim Kallën duke thënë se nuk kishte respekt për “asnjë besim, shenjtëri dhe vlerë” dhe tregoi “vulgaritetin dhe imoralitetin e tyre”. Ai tha se karikatura nuk mund të konsiderohet liri e shprehjes.

Këto tensione janë përshkallzuar pas vrasjes së një mësuesi francez, i cili gjatë një ligjërate para nxënësve kishte shfaqur karikaturat e profetit Muhamed. Pas kësaj filluan edhe akuzat dhe fjalori racist fillimisht nga presidentin frances Emanuel Macro, vijuar më pas nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Macroni duhet të kontrollojë shëndetin mendor, pasi fjalori i tij nuk përkon me rolin e tij si president i Francës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button