RMV, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë shpërblim për punonjësit shëndetësor që përballen me Kovid-19

Me rebalancin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milionë denarë për shpërblimin e të gjithë punonjësve shëndetësorë të cilët janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Kovid-19. Mjetet do t’u dedikohen  të punësuarve në qendrat e kovidit në Shkup dhe në spitalet nëpër qytetet e tjera të vendit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, shkruan Portalb.mk.

“Këto 54 milionë, janë pjesë e gjithsej 243 milionë denarëve, të cilët Qeveria i ndau për shëndetësinë. Paratë e tjera do të shpërndahen për furnizim të medikamentit Remdesivir, për furnizim të vaksinave, për teste për Kovid-19 dhe për nevojat e institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Propozimi për ribalancin është në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet ditët në vijim, me çka do të fillojë të realizohet pakoja e katërt e masave për ndihmë qytetarëve, kompanive dhe gjithë ekonomisë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, në maj të këtij viti u paralajmërua shpërblim për punonjësit shëndetësorë, për angazhimin në betejën me koronavirusin. Kryeministri i atëhershëm Oliver Spasovski tha se mjekët dhe stafi mjekësor në klinikat dhe departamentet e sëmundjeve infektive, Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendjet febrile, Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të ndihmës së shpejtë mjekësore do të marrin pagë 20 përqind më të lartë për dy muaj, të cilat do të paguhen përmes kartelës vendore për pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button