Pas konsultimeve me Filipçen dhe Karaxhovskin, Jançev anuloi protestën për Hristijan Mickoskin, të njëjtën do ta zhvillojë online

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, i cili u shkarkua nga të gjitha funksionet e partisë në VMRO-DPMNE, mbrëmë bëri thirrje për protestë në mënyrë që kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të japë dorëheqje, por tani e ka anuluar të njejtën pas konsultimeve me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski. Ai për ‘Fokus’ ka thënë se kanë ardhur në një qëndrim të përbashkët që protesta të mos mbahet në këtë periudhë krize, kur numri i njerëzve të sapo infektuar me koronavirus çdo ditë po rritet, shkruan Portalb.mk.

“Pajtohem se shëndeti i qytetarëve është prioritet. U konsultova me Filipçen dhe Karaxhovskin dhe vlerësuam se në këtë kohë pandemie, ekziston një rrezik i madh i tubimeve të tilla, ndërsa për protestën e  planifikuar të hënën kishte interes nga mbi 3,000 njerëz. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta mbajmë protestën në një mënyrë tjetër dhe në të njëjtën kohë të dërgojmë mesazhin dhe të respektojmë protokollet shëndetësore. Mesazhin për Mickoskin ne do ta dërgojmë përmes konferencave për shtyp të komiteteve komunale, të cilat do të fillojnë sot dhe në ditët në vijim”, ka thënë Jançev.

Mbrëmë ai e paralajmëroi protestën përmes profilit të tij në Facebook.

“Të nderuar Mitko Jançev, pretendenti për kryetar të VMRO-DPMNE-së, bën thirrje për protestë paqësore më datë 02.11.2020 (e hënë) në orën 19:00 para selisë së VMRO-DPMNE-së (Pallati i bardhë). Protesta ka një qëllim të vetëm,  dorëheqjen e Hristijan Mickoskit”, shkroi Jançev në Facebook.

Thirrja e tij u riaktualizimin për arsye të kërkesës për anëtarësinë e vjetër të VMRO-DPMNE-së, e cila pas humbjes së zgjedhjeve ishte e zëshme në kërkesat për dorëheqjen e Mickoskit.

Në fund të gushtit, pra pas zgjedhjeve parlamentare, Këshilli iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE-në opozitare, doli me kërkesë për dorëheqjen e liderit Hristijan Mickoski dhe për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhet udhëheqësia e re. Në një konferencë për shtyp para selisë së partisë, ata i prezantuan kërkesat e tyre, duke theksuar se nuk kanë propozim konkret, por që përmes kongresit të jashtëzakonshëm duhet të jepet mundësia për të kandiduar në mënyrë demokratike të gjithë ata që kanë aspirata për ta udhëhequr partinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button