fbpx

Lavrov anuloi vizitën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus, shkruan REL.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë më 27 tetor se diplomati 70-vjeçar “ndjehet mirë”, mirëpo është vetizoluar si masë parandaluese.

“Vizitat dhe takimet e planifikuara më herët janë shtyrë”, ka thënë kjo ministri.

Lavrov është kthyer nga Greqia më 26 tetor.

Ai kishte planifikuar të vizitonte Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë më 28 dhe 29 tetor, respektivisht.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close