Në paraburgim 30 ditë i dyshuari për vjedhjen e 2 milionë eurove në Kosovë

Kadri Shala do të jetë një muaj në paraburgim, si i dyshuar për pjesëmarrje në vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari Kombëtar në Kosovë.

Raportohet se Shala është pronar i kompanisë LDA Group, ku u derdhën mjetet e vjedhura.

Shala fillimisht ishte i pakapshëm për policinë, por ai përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale, i dorëzohet policisë.

Masa e paraburgimit ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë special të Republikës së Kosovës. Ajo do të zgjasë deri më 25 nëntor.

Ndryshe, një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e 2,077,995 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik. Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar. Bëhet fjalë për L.G., ku pos pronës së tij në Komoran, është bastisur edhe banesa në Prishtinë dhe i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button