Pastrojeni Facebook-un me “FaceWash”

Të gjithë jemi provuar me këto probleme. Babai juaj ka hapur profil në Facebook, shefi juaj ju ka shtuar si mik apo keni aplikuar për vendin e punës që gjithmonë e keni ëndërruar. Dhe në këtë rast, ju mundoheni shpejtë-e-shpejtë ta pastroni profilin tuaj që të duket më serioz.

Mirëpo, e gjithë kjo punë mund të jetë e mundimshme teka kaloni nëpër “Timeline”, mirëpo “FaceWash” do t’ua lehtësojë punën. Tre studentë të Universitetit Shtetëror të Kent-it kanë krijuar një aplikacion që pastron profilin tuaj nga përmbajtja inkriminuese për të sjellë në sipërfaqe një “pamje të pastër”.

Aplikacioni i mundëson përdoruesve të kërkojnë në profil për ndonjë listë “të fjalëve të pista”, për terme ofenduese apo shkatërruese. Ju mund të shtoni edhe vetë fjalë të reja, ndërkaq rezultatet që do t’i merrni ju shfaqen në kategori si “linqet që i keni pëlqyer” apo komentet.
Kur klikoni mbi atë përmbajtje, juve ju ofrohet mundësia ose ta fshini ose t’i ndryshoni opsionet e sigurisë. (për më shumë, mund ta shihni në videon më poshtë).

Sikurse shumica e ueb-aplikacioneve për Facebook, edhe “FaceWash” kërkon qasje në informatat tuaja bazike.

“Është e vërtetë që katër vitet e kolegjit kanë qenë shumë të mira. Nuk e vëmë në dyshim këtë. Mirëpo, me kalimin e viteve, shumëçka mund të ndryshojë, por Facebook kurrë nuk harron asgjë”, thonë krijuesit e aplikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button