fbpx

KE-ja me thirrje deri te Erdogani, ndërsa Franca deri te qytetarët

Trazirat e javës së kaluar në Francë në lidhje me çështjet fetare, tashmë kaluan edhe në rrafshin ekonomik, duke e marrë parasysh se disa vende tashmë bëjnë thirrje për bojkot të produkteve franceze.

Në këtë debat, aktiv ka qenë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili i mbështeti nismat anti-franceze, ndërsa Franca e tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia.

“Thirrjet për bojkot të produkteve të çdo vendi anëtar janë në kundërshtim me frymën e këtyre detyrimeve dhe do ta çojnë Turqinë edhe më larg Bashkimit Evropian”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ministria për punë të jashtme e Francës, u ka bërë thirrje qytetarëve francezë në Indonezi, Bangladesh, Irak dhe Mauritani, që të qëndrojnë larg nga secila protestë që mund të zhvillohet rreth këtyre karikaturave, si dhe të qëndrojnë larg organizimeve publike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close