RMV, 15 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 628 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 628 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2236 testime të bëra. Ndërkaq 15 persona kanë ndërruar jetë kurse 531 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 15 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë 7 pacientë nga Shkupi (76, 63, 84, 82, 75, 80 dhe 78 vjeç), tre pacientë nga Velesi (41, 86 dhe 57 vjeç), dy pacientë nga Gjevgjeli (60 dhe 51 vjeç), një nga Resnja (73 vjeç), një nga Dellçeva (59 vjeç) dhe një pacientë nga Ohri (87 vjeç)” raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

• Shkup 353
• Kumanovë 33
• Shtip 13
• Prilep 36
• Tetovë 33
• Struga 11
• Veles 34
• Manastir 28
• Ohri 17
• Kavadar 7
• Gostivar 7
• Strumica 20
• Kriva Palanka 6
• Radovish 2
• Probishtip 3
• Demir Hisar 1
• Makedonski Brod 2
• Berovë 2
• Vinicë 1
• Delçevë 4
• Sveti Nikole 6
• Kërçova 6
• Resnjë 1
• Negotinë 2

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Shkup 281
• Kumanovë 18
• Dibër 812
• Shtip 16
• Prilep 9
• Tetovë 31
• Struga 4
• Veles 9
• Manastir 15
• Ohri 6
• Kavadar 9
• Gostivar 11
• Gjevgjeli 10
• Strumica 14
• Kriva Palanka 12
• Radovish 3
• Koçan 15
• Probishtip 1
• Pehçevë 2
• Berovë 9
• Valandovë 2
• Vinicë 6
• Delçevë 31
• Kratovë 31
• Sveti Nikole 3
• Kërçova 7
• Negotinë 2

Ndryshe, gjithsej deri sot në vend janë testuar 238.011 persona për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona është 27.827, i të shëruarve 19,479, që kanë ndërruar jetë 949 kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 7.399.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button