Ekspertët e huaj sërish kanë ardhur në RMV për ta riorganizuar administratën, pasi u larguan në vendet e tyre për shkak KOVID-19

Riorganizimi dhe optimizimi i organeve të administratës publike me qëllim që të ulet numri i institucioneve dhe të të saktësohen kompetencat e tyre, pritet të fillojë në janar të vitit 2021 dhe i njëjti të mbarojë në 6 nëntor. Projektin e paralajmëroi në vitin 2017-të, ministri paraprak i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, por i njëjti nuk e realizoi, shkruan Portalb.mk.

janar të këtij viti, MSHIA na informoi se në projektin për riorganizim dhe optimizim të administratës publike po punon një ekipi i ekspertëve të huaj, por edhe ekspertë të cilët janë angazhuar përkohësisht, për temë/fushë specifike. Ekipi i MSHIA-së është i obliguar që të bashkëpunojë vazhdimisht me ekipin e ekspertëve, ndërkaq është formuar edhe Bord Udhëheqës në të cilin ka përfaqësues nga institucionet relevante, prej ekipit të ekspertëve, por edhe të Delegacionit të BE-së.

Por, prej kur u shpall pandemia, gjegjësisht në mars, puna është ndaluar për shkak se ekspertët janë kthyer në vendlindjet e tyre, por siç mëson Portalb.mk ata këtë muaj janë kthyer dhe do të vazhdojnë me projektin.

“Më 6 nëntor 2019, filloi zbatimi i projektit IPA 2017 “Mbështetje për riorganizimin e shtetit”, i cili pritet të përfundojë më 6 nëntor 2021. Qëllimi i këtij projekti është të bëjë optimizimin e kornizës së përgjithshme institucionale, të forcohet dhënia e shërbimeve publike dhe forcimi i etikës, integritetit, transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike, duke realizuar analizë horizontale funksionale dhe duke miratuar Ligj të ri për organizimin e organeve shtetërore”, thonë nga Ministria.

Projekti përbëhet nga dy komponentë:

  1. Optimizim dhe racionalizim i organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit dhe
  2. Përmirësimi i kornizës për të autorizimet diskrecionale.

“Grupet e synuara të cilave do t’u referohen aktivitetet e zbatuara dhe rezultatet e fituara, si dhe ndryshimet e zbatuara janë organet shtetërore”, shtojnë nga Ministria.

Ata thonë se gjatë zbatimit të komponentit të parë, deri më tani janë realizuar rezultatet e mëposhtme:

  • Raport mbi statusin e organeve rregullatore në vendet anëtare të BE-së;
  • Raporte mbi praktikat më të mira të organizimit të administratës publike në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, edhe arë në: Latvi, Finlandë dhe Republikën Çeke dhe një raport i sintetizuar mbi praktikat më të mira dhe
  • Metodologjia për zbatim të analizave funksionale horizontale.

Ndërkaq në realizim e sipër janë:

  • Aktivitete të zbatimit në faza të intervistave me 16 ministri dhe institucione që zbatojnë ose inspektojnë politikat nga departamentet e tyre.
  • Drafti i parë i strukturës së re organizative të organeve shtetërore pritet kah tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

Projekti nuk parashikon shkarkime në administratën publike, por vetëm zvogëlim të numrit të institucioneve, gjegjësisht shfuqizim apo bashkim të tyre me qëllim që jenë më efikase dhe efektive. Gjithashtu, pritjet janë që të mundësohet ministritë të jenë institucione krijuese të politikave, agjencitë të jenë organe të cilat zbatojnë politika, dhe inspektoratet të kenë funksion vëzhgues.

Projekti ka buxhet prej 1.7 milionë euro, në kuadër të projektit IPA, gjegjësisht financimi është siguruar tërësisht prej parave të Komisionit Evropian.

Iniciativa e këtillë ka ardhur si rezultat i kritikave të shumta në lidhje me numrin shumë të madh të institucioneve. Maqedonia ka gjithsej 1.299 institucione shtetërore, numër ky që konsiderohet tepër i lartë dhe që i kushton shumë arkës së shtetit.

Nga ana tjetër, ndonëse pritej që paralelisht me reformat në administratën publike, sipas rekomandimeve të ekspertëve numri i të punësuarve në sektorin publik të ulet, megjithatë numrat zyrtarë tregojnë që i njëjti është rritur. Autoritetet janë arsyetuar se punësimet kanë qenë të domosdoshme. Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor të vitit 2018-të, është 132.068 të shpërndarë në 1.314 institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button