KOVID-19 në RMV, gjatë javës së kaluar numri i të vdekurve është rritur për 71%

Për 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, gjatë javës së kaluar ka pasur rritje edhe të infektuarve të ri për 27,4%. Grupmosha më e përfaqësuar e personave është 30-39-vjeç (n=750, 22.0%). Pjesë e madhe të infektuarve është regjistruar edhe te personat mbi 60-vjeç (n=673; 19,7%(, 40-49-vjeç (n=632; 18,5%), 50-59-vjeç (n=595; 17,4%) dhe 20-29-vjeç (15,8%). Pjesa më e vogël e të infektuarve është regjistruar te fëmijët 0-9-vjeç (n=72; 2,1%) dhe 10-19-vjeç (n=149; 4,4%).

“Janë regjistruar 3.410 raste të reja pozitive në 35 qytete të shtetit që paraqet rritje prej 27,4% në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë prej Shkupit, ku është shënuar rritje më e lartë e incidencës javore”, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

Javën e kaluar janë bërë 13.993 teste, a përqindja e testeve pozitive është 24.

Në lidhje me shpërndarjen sipas gjinisë 1.695 (49,7% janë gra dhe 1.715 (50,3%) janë burra. Nga rastet janë hulumtuar epidemiologjikisht 555 ose 16,3%. Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, si pacientë të shëruar evidentohen 1.566 persona të cilët janë hospitalizuar ose janë shëruar në shtëpi, 477 më shumë se javën e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button