Samsung bën atë për të cilin Apple u kritikua

Raportime që prej muajit Korrik thonin se Samsung nuk do të përfshinte një karikues në kutinë e flagshipit të ardhshëm. Tani një raport i fundit nga shtëpia e vetë firmës pretendon se Galaxy S30 nuk do të vijë me aksesorët që shitej gjithnjë, shkruan Pcworld.al.

Samsung do të ndjekë Apple duke eliminuar karikuesin por përfshirë kufjet. Seritë Galaxy S20 përfshinin një karikues 25W dhe palë kufjet USB-C AKG, Galaxy S30 do të ketë vetëm një kabëll dhe mjet për nxjerrjen e kartës SIM.

Pavarësisht kritikave të hapura ndaj Apple për mos përfshirjen e aksesorëve, Samsung është gati të ndjekë hapat e kompanisë.

Kështu kompanitë në vend që ti ofrojnë falas, ju japin blerësve komponentë jetikë me çmim shtesë. Mos përfshirja e aksesorëve në fjalë nuk do të ndikojë masivisht në impaktin mjedisor të Samsung.

Galaxy S30 pritet të debutojë në Janar 2021 shumë herë se vitet e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button