Kontrata për pastrimin e deponisë së vogël në OHIS është nënshkruar, por emri i kompanisë nuk bëhet i ditur

Kur do të fillojë pastrimi i deponisë së vogël me lindan në OHIS, si dhe se cila kompani është zgjedhur në tenderin ndërkombëtar është ende mister për publikun. Edhe pse më shumë se një muaj më parë, ministri i mjedisit jetësor Naser Nuredini informoi se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial UNIDO, me seli në Vjenë, e ka përfunduar procedurën për përzgjedhje të kompanisë dhe se marrëveshja është nënshkruar, emri mbahet ende i fshehtë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Ende nuk kemi aprovim nga UNIDO për të ndarë publikisht emrin e kompanisë. Sapo të bëhet zyrtare, ne do të informojmë publikun”, përgjigjen shkurt nga Ministria e mjedisit jetësor.

Rreth 55.000 ton lindan i përzier me tokë qëndron disa dekada në oborrin e OHIS-it dhe nuk ruhet në mënyrë të përshtatshme, vetëm disa kilometra nga qendra e Shkupit. Lindani është një insekticid me spektër të gjerë që, në të kaluarën, është përdorur për të trajtuar tokën dhe pemët si mbrojtje ndaj parazitëve, derisa u ndalua më shumë se 40 vjet më parë për shkaka të toksicitetit. Publiku dhe organizatat e shoqërisë civile tashmë disa vite apelojnë që kjo pikë e nxehtë historike duhet të zgjidhet sa më shpejt që mundet dhe ashtu të mbrojë shëndetin e qytetarëve.

Kah mesi i shtatorit, Ministri Nuredini informoi se tenderi për zgjedhjen e një kontraktuesit për rehabilitimin e tokës së ndotur me izomere të lindanit në oborrin e OHIS-it, kishte përfunduar me sukses, por nuk njoftoi emrin e ndërmarrjes ose kur ajo do të fillojë me punë.

“Procedura administrative për nënshkrimin e kontratës me ofertuesin e përzgjedhur ka përfunduar, tani pason miratimi i planit të detajuar për rehabilitim dhe aktivitetet për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për fillim të punës në terren dhe pastrimin e deponisë historike”, tha me atë rast Nuredini.

Pastrimi i deponisë së vogël me lindan supozohet se do të zgjasë midis 15 dhe 18 muaj, ndërsa sipas disa parashikimeve edhe deri në tre vjet, ndërsa projekti ka një afat deri në fund të vitit 2021. Duke qenë se procesi nuk ka filluar ende, ka të ngjarë që ai të zgjatet në mënyrë që dekontaminimi të përfundojë plotësisht dhe me sukses.

Përveç deponisë së vogël, të cilës i referohet ky projekt i veçantë, në oborrin e OHIS, pranë saj ekziston një deponi e madhe, për të cilën ende nuk është gjetur dhe do të kërkohet mënyrë dhe financa për ta pastruar atë. Sipas vlerësimeve në të dy deponitë janë deponuar rreth 55.000 ton pluhur dhe pastë nga ish-prodhimi i lindanit. Përveç tyre, ekziston një deponi e tretë në oborrin e OHIS, ndërsa rreth dy vjet më parë Meta.mk zbuloi vendndodhjen e saktë të deponisë së katërt të lindanit e cila ndodhet mbi oborrin e fabrikës, afër lokacionit “Pelenicë” në afërsi të Draçevës.

Këto mbeturina kanë qëndruar për disa dekada megjithë paralajmërimeve të vazhdueshme se bëhet fjalë për substancë serioze toksike që e ndot ajrin, tokën dhe ujërat nëntokësore. Profesori Trajçe Stafillov thotë se para fillimit të projektit të financuar nga Fondi Global i Kombeve të Bashkuara përmes UNIDO dhe Zyrës për POP në Ministri, janë bërë të gjitha analizat e ndotjes së mjedisit dhe thekson se pasi të pastrohet deponia, do të ketë shumë punë në OHIS për të dekontaminuar të gjithë mjedisin.

Për rrezikun e mbetjeve kimike historike, në një intervistë për Meta.mk, paralajmëroi edhe Adnana Qahil, ish inxhinier në OHIS i cili ishte edhe koordinator i grupit punues të Qeverisë për trajtimin e problemit të lindanit,. Ai thotë se nga pastrimi i OHIS-it varet edhe gjendja ekologjike e vendbanimeve përreth.

“Në OHIS, por edhe në zonën më të gjerë, madje deri në mes të Aerodromit, Lisiçes dhe Draçevës, ujërat nëntokësore janë të ndotura me lindan dhe sipas analizave që bëjmë, me grimca lindani është i ndotur madje edhe ajri në Gjorçe Petrov”, tha Qahil.

Ndryshe, disa javë më parë u njoftua se cisterna me klorur vinil nga OHIS-i në fillim të këtij muaji është dërguar në Gjermani, ku do të shkatërrohet në inceneratorin SUEZ Sonderabfallgesellschaft. Bëhet fjalë për mbeturina historike prej rreth 13 ton që muajin e kaluar i cili muajin e kaluar u derdh nga vagoni i vjetër në cisternë të re, nga ana e ekspertëve të kompanisë franceze “Kurium”, që të mund të realizohet transporti. Nga kompani “Ekocentar 87” informuar se kemikatja veç më ka mbërritur në Gjermani, ndërsa këto ditë do të shkatërrohet në mënyrë të sigurt,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button