Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me aktgjykim kundër Maqedonisë së Veriut për të drejtat e njerëzve që përdorin drogë

Më 22 tetor të këtij viti, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka miratuar aktgjykim kundër Maqedonisë së Veriut, me të cilën ka konstatuar se shteti e ka shkelur të drejtën e privatësisë të dy personave me zbulimin e të dhënave mjekësore nga ana policisë, informojnë nga Koalicioni Margini dhe Shoqata HOPS – Opsion për Jetë të Shëndetshme Shkup, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimi ka të bëjë me një rast të vitit 2010-të, kur pas paraqitjes për mungesë të sasive metadon në programin me trajtim për varësi të metadonit në Strumicë, zyrtarët policorë kanë hyrë në spital dhe pa bazë ligjore kanë kryer ekspertizë në të dhënat mjekësore të pacientëve të cilët kanë qenë duke u trajtuar. Dokumentet që kanë pasur qasje zyrtarët policorë kanë përmbajtur emra dhe mbiemra të të gjithë pacientëve të cilët kanë pranuar terapi me metadon në datat konkrete dhe sasinë e metadonit që ata e kanë pranuar. Të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme policia i ka keqpërdorur që plotësisht t’i shqetësojë të dëmtuarit duke shfrytëzuar të dhëna intime dhe personale nga dosjet e tyre mjekësore”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, gjashtë persona kanë ngritur procedurë kundër spitalit dhe policisë lokale për mbrojtje të të drejtave të tyre për privatësi përpara gjykatave në vend, por Gjykata Themelore në Strumicë dhe Gjykata e Apelit në Shtip kanë konstatuar se nuk ekziston shkelje e të drejtave të të dëmtuarve. Pas këtij epilogu të tillë gjyqësor, dy prej tyre drejtësinë kanë vazhduar ta kërkojnë në Strasburg dhe pas dhjetë viteve nga ngjarja GJEDN konstatoi shkelje të të drejtave të tyre.

“Rikujtojmë se pas aktgjykimit Çipovski dhe Trajkovski kundër Maqedonisë së Veriut ky është rasti i dytë në këtë vit që GJEDN konstaton shkelje të të drejtës së privatësisë që tregon në shkelje sistematike të të drejtave të njerëzve të cilët përdorin droga”, thuhet në kumtesë.

Në aktgjykim, GJEDNJ vlerëson se policia ka pasur edhe mënyra tjera se si t’i shqyrtojë dyshimet për mungesë të metadonit, a gjykatat nuk kanë arritur që të bëjnë balancë mes mbrojtjes së të drejtës së pacientëve përballë të drejtës së policisë të ketë qasje deri te të dhënat senzitive mjekësore pa urdhër gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button