Anketë e Portalbit: Të rinjtë të RMV-së të varur nga rrjetet sociale (Infografik)

Derisa në gjithë botën rrjetet sociale kanë krijuar varësi te të rinjtë edhe në Maqedoninë e Veriut shumica e të rinjve nuk mund të ndahen nga ato. Këtë më mirë e tregon dhe anketa e realizuar nga Portalb. Sipas të rinjve të anketuar, rrjetet sociale kanë krijuar varësi të madhe në jetën e tyre pasi një pjesë të madhe të kohës e kalojnë aty. Nga njëra anë sipas tyre ato ndikojnë në mënyrë negative duke shkaktuar probleme si mungesë të aktivitetit fizik, çrregullime të gjumit madje dhe depresion, ndërsa nga ana tjetër në mënyrë pozitive duke ju ofruar relaks dhe zbavitje.

Në anketën e realizuar nga Portalb kanë marrë pjesë gjithsej 107 të anketuar, shumica e të cilëve i përkisnin grupmoshës mbi 18 vjeç.

Ndërkaq, sipas përgjigjeve prej rrjeteve sociale më të përdorura janë instagrami dhe whatsappi dhe të rinjtë qëndrojnë më shumë 3 deri në 6 orë në to.

Ndërsa sa i përket asaj se çfarë ndikimi mund të sjell të qëndruarit gjatë në rrjete sociale shumica janë të mendimit se ndikojnë në mënyrë negative, ku 65  prej 107 të anketuarve janë të mendimit se rrjetet sociale shkaktojnë mungesë të aktivitetit fizik, 35 të tjerë mendojnë se shkaktojnë çrregullime të gjumit, 33 mendojnë se të qëndruarit gjatë në rrjete sociale mund të shkaktojë depresion. Për disa të tjerë rrjetet sociale shkaktojnë ngecje në mësime, ndërkaq për disa thjesht përdorimi i gjatë i tyre është vetëm një relaksim dhe zbavitje.

Përveç kësaj në rrjete sociale shumica dhe janë përballur ose përballen me probleme të ndryshme. Ndërkaq të anketuarit më shumë ishin përballur me përgojime dhe keqpërdorim të të dhënave personale. E disa të tjerë dhe me kërcënime ose ngacmime dhe me probleme të tjera. Por, disa nuk janë hasur fare me ndonjë problem deri më sot.

Rrjetet sociale përdoren sot shumë nga njerëzit, e veçanërisht të rinjtë që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë aty. Kjo ka bërë që të humb efekti i aktiviteteve fizike, shkakton çrregullime gjumi dhe përveç tjerash bën që shumica të përfundojnë në depresion. Por, kjo nuk nënkupton që rrjetet sociale nuk kanë anën e tyre pozitive, ku shumica mund të relaksohen dhe zbaviten gjithashtu dhe të mësojnë shumë gjëra prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button