Procedurat e shkurtuara gjyqësore zgjasin aq sa të rregulltat, paralajmërojnë nga “Të gjithë për gjykim të drejtë”

Drejtësia e vonuar, gjithashtu është padrejtësi. Çdo zvarritje në procedura gjyqësore paraqet shkelje të gjykimit në afat të arsyeshëm, pa dallim nëse bëhet fjalë për procedura të rregullta ose të shkurtuara. Pasiviteti i gjykatave në lidhje me mbarimin në kohë të procedurave penale ka kontribuuar që ata shumë të zgjasin.

Këtë e porositin nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në publikim e tyre më të ri “Rruga e gjatë deri te drejtësia në procedurën e shkurtuar”, njofton Portalb.mk.

Prej atje theksojnë se ndikim negativ në zgjatjen e procedurave në disa dekadat e fundit është ndjerë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në tërë Evropën, a zgjidhja për këtë është gjetur me miratimin e instrumenteve të reja, siç është procedura e shkurtuar për lëndët penale më të lehta apo më pak serioze.

“Edhe pse me procedurë të shkurtuar duhej që të shmanget procedura e rregullt klasike, dëshmitarë jemi në praktikë se procedurat e shkurtuara zgjasin pothuajse njëjtë, a në disa raste edhe më gjatë se të rregulltat”, theksojnë nga Koalicionit.

Procedura e shkurtuar, sipas Ligjit për Procedurë Penale në vend, parashikon që veprat penale për të cilat parashihet dënim me burg deri në 5 vjet.

Prej kësaj organizate joqeveritare theksojnë edhe shembuj konkret nga lëndët të cilat janë të njohura për opinionin, duke theksuar se ky instrument nuk i ka dhënë rezultatet e pritura.

“Edhe përskaj të gjitha përpjekjeve për krijimin e alternativave të procedurës së rregullt me qëllim të përshpejtimit të procedurës penale kur ekzistojnë kushte për atë dhe thjeshtësimin e rregullave procedurale të cilat e zvarrisin drejtësinë, procedura e shkurtër në praktikë nuk i tha rezultatet e pritura në lidhje me përmirësimin e efikasitetit në procedurë, kështu shpesh herë rrjedha dhe zgjatja e këtyre procedurave fare nuk dallojnë prej procedurave të rregullta”, konstatojnë nga Koalicioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button