Kuvendi votoi nevojën e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet infektive, debati për të do të vazhdojë në komisione

Me 60 vota për dhe 32 të përmbajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi nevojën për sjelljen e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, me procedurë të shkurtuar. Në seancë mori pjesë grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, si dhe partitë e tjera opozitare, transmeton Portalb.mk.

Tani me procedurë të shkurtuar këto ndryshime të propozuara ligjore shkojnë në komisionin amë për shëndetësi dhe në komisionit juridiko-ligjvënës, më pas kthehen në seancë plenare.

Kuvendi vendosi që pikën për ndryshime të këtij ligji ta vendos në pikën e parë, me propozim të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, i obligoi dy komisionet që të caktojnë seancë për ligjin. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se ndryshimet miratohen për shkak të rritjes së masave për mos respektim të masave shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

“Disa nga nenet që ndryshohen kanë të bëjnë me ndryshime të një pjese nga dekretet që u miratuan në gjendje të jashtëzakonshme dhe kanë të bëjnë me institucionet ku mjekohen pacientët dhe me rritjen e kompetencave të më shumë inspektorateve për kontrolle dhe sanksionim të mos respektimit të masave preventine”, tha Filipçe.

Ndryshimet e ligjit papraprakisht ishin paralajmëruar që të jenë në seancën e 20 tetorit, por kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, sepse VMRO-DPMNE kërkoi kohë t’i shqyrtojë. Me ndryshimet e reja, mbajtja e maskës do të jetë e domosdoshme në ambiente të hapura, ndalohet grupimi në ambiente të hapura pas orës 22 dhe lejohen vetëm 4 mysafirë nëpër shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button