Katër fëmijë dhe një grua shqiptare u shpëtuan nga kampi Al Hawl në Siri

Katër fëmijë shqiptarë dhe një grua më aftësi të kufizuar janë evakuuar nga kampi i refugjatëve Al-Hawl në Sirinë, veriore, në kufi me Irakun. Njoftimi u bë i ditur nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, drejtuesit e së cilës, bënë të mundur largimin e fëmijëve dhe gruas shqiptare, shkruan Zëri i Amerikës, transmeton Portalb.mk.

Në kampin Al Hawl, në të cilën gjenden në kushte të mjerueshme afro 70 persona, përveç refugjatëve, mbahen të burgosur dhe disa mijëra familjarë të personave që janë përfshirë në radhët e organizatës terroriste ISIS. Mendohet që në këtë kamp të jenë të paktën 70 shqiptarë, pjesa dërrmuese fëmijë, por dhe gra nga Shqipëria dhe Kosova.

Në një video në faqen Facebook të Gjysmëhënës së Kuqe siriane, drejtuesi i kësaj organizate, Khaled Hboubati, shpjegoi se operacioni për evakuimin e katër fëmijëve dhe gruas shqiptare u realizua me mbështetjen e e qeverisë siriane dhe se ndërhyrja për transferimin e tyre është ndjekur hap pas hapi dhe nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Francesco Rocca.

Të katër u transportuan nga Qamishli, qytet në Veri-lindje të Sirisë, pranë kufirit me Turqinë, në kryeqytetin sirian, Damask ku po priteshin nga Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, Mark Ghareeb, si dhe dy përfaqësuesë të njësisë Antiterror të policië shqiptare, të cilët prej disa ditësh ndodheshin aty për të ndjekur nga afër operacionin e evakuimit.

Ghareeb, deklaroi se të evakuuarit i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe kanë marrë trjatimet e nevojshme, duke ju ofruar gjithashtu dhe veshmbathjet për udhëtimin drejt Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u nis pasdite drejt Libanit për t’i pritur personalisht shqiptarët e shpëtuar nga ky kamp. Në një deklaratë për Top Channel, para nisjes se bëhej fjalë për fazën e parë të një “operacioni kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera. Operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët. Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët”.

Vitin e kaluar nga i njejti kamp, u bë i mundur evakuimi i një tjetër fëmije shqiptar, familja e të cilit jeton në Itali. Alvin Berisha, ishte 6 vjeç kur e ëma, ju bashkua ISIS-it duke e marrë dhe atë me vete. Alvini mbeti për një kohë shumë të gjatë i vetëm në kamp pasi e jëma kishte humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button