Kundërspin: Edhe opozita edhe qeveria spinojnë për masat e reja për menaxhimin me Kovid-19

As ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive nuk janë të parëndësishme dhe jothelbësore, as zbatimi i masave tashmë të konsideruara dhe të mbështetura nga qeveria nuk varen vetëm nga miratimi i ndryshimeve. Prandaj, spinimet në këtë drejtim vërehen edhe nga opozitë edhe nga qeveria, transmeton Vërtetmatësi.

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Antonio Milososki, deputet i VMRO-DPMNE-së, duke spinuar pohon se qeveria nuk propozoi masa thelbësore në propozimin e tyre në Parlamentin e RMV-së.

Opozita dhe qeveria aktualisht po diskutojnë rreth masave për përballje me virusin korona me çka mund të vërehen spinime nga të dy palët. Së pari spini i opozitës.

Antonio Milososki  deputet i VMRO-DPMNE-së, pohon se qeveria nuk propozoi masa thelbësore në propozimin e tyre në Parlamentin e RVM-së.

Spin: …Në ato propozim-ndryshime mund të shihet se përveç propozimeve për plotësimin e kompetencave të inspektoratit… dhe përveç masave që përcaktojnë se sa do të jenë gjobat për personat fizik dhe juridik, nuk ka masa tjera të cilat drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me zbatimin e menjëhershëm në menaxhimin dhe luftën me pandeminë… kështu edhe grupi i jonë i deputetëve kërkoi që të shqyrtojë këtë ligj në të cilin u propozuan masa për menaxhimin me pandeminë, por shohim se masa nuk ka.

[Burimo: Analiza TV 24 – А. Milloshoski (nga min 2.05) – data: 22.10.2020]

Kundërspin: Partia opozitare VMRO-DPMNE së pari kërkoi një ditë për të parë propozimin për ndryshimet në Ligjin për mbrojte të popullsisë nga sëmundjet infektuese, dhe më pas doli me vlerësimin se nuk ka pasur masa themelore në atë ligj dhe se për menaxhim të suksesshëm me krizën e koronës duhet të formohet një trup i ri, Komision shtetëror për sëmundje infektive të votuar në Kuvend. Gjatë kësaj, shumë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, vet partia nëpër komunikata, edhe deputeti Antonio Milloshoski i vlerësojnë propozimet për ndryshime si jo thelbësore, gjë që është e vërtetë e shtrembëruar, përkatësisht spin.

Propozimi i dorëzuar në Kuvend ka disa pika, por pika e parë është masa më thelbësore për menaxhimin e krizës me virusin. Më saktë, qeveria propozon ndryshime në Ligj, ku thuhet se përveç mjekimit të detyrueshëm në institucione publike shëndetësore, do të mundësohet edhe mjekim nëpër spitale private, të cilat kanë leje për kujdes intensiv dhe terapi. Kjo në veçanti është masë e rëndësishme me të cilën do të rregullohet pjesa e parë ligjore rreth rritjes së kapacitetit në kuptimin e krevatëve spitalor për pranimin e pacientëve, në kushte kur opinioni është dëshmitar se kapacitetet e shëndetit publik janë të mbushur ose para mbushjes.

Njëkohësisht është spin të thuhet se nuk ka asgjë thelbësore, me çka neglizhohet kuptimi i dispozitave të reja për angazhimin e inspektorve të ri me kompetenca të rritura për mbikëqyrje dhe kontroll të masave në menaxhimin me virusin korona. Në ndryshimet ligjore bëhet pikërosht kjo, në vend që kopetenca të jetë vet inspektorati sanitar-shëndetësor, tani kyçet edhe Inspektoriati Shtetëror i Tregut, i entit, inspektorati për transport, si dhe shërbimet inspektuese në komunën e Shkupit dhe Qytetit të Shkupit. Kjo është masë themelore dhe opozita spinon kur thotë se nuk ka ndryshime themelore në ligj.

SPINON EDHE QEVERIA 

Nga ana tjetër, spinon edhe partia qeverisëse, e cila thotë se të gjithë masat dhe propozimet nga seanca e 9-të dhe e 11-të  të qeverisë varen nga miratimi i këtyre ndryshimeve. Të rikujotjmë, në seancën e 9-të u pranua rritja e kompetencave të inspektoratit, ndërsa në seancën e 11-të u diskutuat për masta e mbajtjes së maskave në vende të hapura, ndalimin e grupimeve në vende publike pas orës 22, për kufuzimin e tubimeve nëpër shtëpi gjatë ahengjeve, për transportin publik dhe për punën e objekteve hotelerike.

Spin: Qeveria e udhëhequr nga LSDM miratoi edhe masat me të cilat parashihen, mbajtja e maskave në ambient të hapur, kufizimi i grupimeve pas orës 22, si dhe kufizimi i takimeve familjare. Këto masa janë dorzuar në Kuvend, ku duhet të miratohen ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive. 

[Burimi: LSDM – komunikatë, data: 22.10.2020]

Kundërspin: Siç mund të shihet nga propozimi që është dërguar deri në Kuvend, këto masa nga seanca e 11-të të qeverisë mungojnë. Nga deklarata e deputetit Muhamed Zeqiri në Analiza për TV 24, mund të kuptohet, se në të vërtetë, gjatë diskutimit shumica qeveritare përmes amendamenteve dëshiron që t’i përfshijë këto masa në Ligj. Kjo është në rregull, por nuk ka nevojë që të shtrembërohet e vërteta dhe të thuhet se masat tashmë janë në propozimin për ndryshime dhe se miratimi i tyre kryesisht varent nga vendimi i ri ligjor.

Të rikujtojmë, qeveria ka mjaftueshëm kompetenca dhe sipas vendimeve të deritanishme ligjore për të miratuar një pjesë të këtyre masave. Për shembull, zgjerimi i masës për mbajtje të maskave mbrojtëse, për herë të parë është miratuar në prill, në kohën e qeverisë teknik, mund të miratohet edhe pa ndryshime të këtij ligji, sepse masa nuk vlen vetëm për kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, por deri në fund të pandemisë (shih faqe 5, neni 8). Fundja, rreth këtij vendimi Ministria e Punëve të Brendshme shqipton qindra shkelje për çdo ditë edhe tani. Po ashtu, Ligji aktual thotë se qeveria ka të drejtë të miratojë edhe “masa të reja” të shkuara në të (neni 58, paragrafi 6).

Edhe sa i përket grupimit, qeveria ka mundur të ndryshojë masën për ndalim të tubimit pas orës 22 mbi baza të Ligjit ekzistues, neni  58, paragrafi 4. Prej këtu, është e panevojshme që të shtrembërohet e vërteta dhe të thuhet se për ndryshim të masave të reja sipas propozimeve të Komisionit për sëmundje infektive, është e nevojshme që të miratohen ndryshime në Ligj, sepse kjo vlen vetëm për kufizimin e tubimeve nëpër shtëpi.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë, mund të vlerësohet se ka shtrembërim të së vërtetës, gjegjësisht spinim, rreth masave për menaxhim me virusin korona edha nga ana e opozitës edhe nga ana e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button