Katër fëmijët shqiptarë dhe nëna nesër do të kthehen nga kampi i Libanit në Shqipëri

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë ka njoftuar se ka arritur të nxjerrë nga kampi “Al Hol” në Liban katër fëmijë dhe një nënë, duke sqaruar se nesër pritet të arrijnë në Tiranë.

“Jam shumë i kënaqur, që nesër paradite bashkë me kalamajtë do të kthehemi në Tiranë. E ëma e fëmijëve të vegjël është në një gjendje të vështirë ka një plagë në trup, por edhe ajo do të vijë me ne”, deklaroi Rama.

Tre fëmijët janë nga e njëjta familje si dhe nëna, ndërsa njëri fëmijë vjen nga familja tjetër, familje që i mungon edhe një vajzë. Kryeministri Rama sqaroi se akoma nuk kanë informata të sakta për vajzën e familjes Dumani.

“Pjesa më e vështirë e këtij lloj aktiviteti për të nxjerr pengje, pasi ata janë pengje, është konfidencialiteti ndaj nuk mund të flas se kur mund të realizojmë lirimin e të tjerë fëmijëve”, deklaroi Rama.

Raportohet se vëllai dhe motra Dumani ishin marrë në vitin 2014 nga babai i tyre, i cili pastaj ishte vrarë gjatë luftimeve në krah të xhihadistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button