Trump, Biden në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve

Ndërkohë që vëmendja e vendit është përqendruar tek java e fundit e fushatës presidenciale, presidenti Donald Trump sheh një fitore në konfirmimin nga Senati të zonjës Amy Coney Barrett, kandidatja e përzgjedhur prej tij për vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë. Le t’u hedhim një vështrim zhvillimeve, transmeton VOA.

Përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit, Presidenti Donald Trump sheh një fitore me rëndësi: Konfirmimin nga republikanët e Senatit të zonjës Amy Coney Barrett, kandidaten e përzgjedhur prej tij për të qenë anëtare e Gjykatës së Lartë. Demokratët kanë kundërshtuar duke thënë se emërimi i saj nuk duhej bërë kaq pranë ditës së zgjedhjeve.

Vota e Senatit vjen ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden, kandidati demokrat, kryeson në shumicën e sondazheve në garën e tij për të qenë presidenti i ardhshëm. Por gara shfaqet e ngushtë në shtetet kryesore që mund të vendosin rezultatin.

Një çështje në mendjet e shumë votuesve është reagimi i vendit ndaj COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.

Nënpresidenti Mike Pence tha se ai do të vazhdonte fushatën këtë javë megjithëse ndihmësit e tij kryesorë rezultuan pozitivë për infeksionin. Kjo çështje ka qenë e vështirë për Presidentin Trump, tha Chris Christie, ish guvernatori Republikan i Nju Xhersit, i cili u prek nga virusi kohët e fundit dhe u shtrua në spital.

LEXO: Pesë ndihmës të nënpresidentit amerikan Pence janë infektuar me Covid-19, por ai nuk hyn në karantinë

“Nëse duket sikur se shkon mirë dhe rastet po pakësohen, merr meritat. Në të kundërt merr gjithë fajin. Dhe unë mendoj se ka qenë çështja më e vështirë për Donald Trumpin në këto katër vjet dhe ndoshta përcaktuese për zgjedhjet. Do të shohim”.

Të dy fushatat do të bëjnë përpjekjet e fundit këtë javë për të fituar zemrat dhe mendjet e votuesve të cilët nuk janë të vendosur se në cilin krah do të zjedhin. Rahm Emanuel është ish-kryebashkiaku demokrat i Çikagos dhe ish shefi i personelit i Presidentit Barack Obama.

“Unë mendoj se Donald Trumpi ka qenë gjithmonë një forcë mobilizuese. Ata që e mbështesin do të dalin të votojnë. Ata demokratë që kanë qenë të indinjuar katër vitet e fundit, do të votojnë. Dhe votuesit e tjerë që i duhen Joe Bidenit për të fituar janë lodhur nga këto tre vjet e gjysmë, katër vjet. Ata nuk e duan Donald Trumpin në jetën e tyre”.

Ndërsa njerëzit vazhdojnë të votojnë, vendi po pret me ankth të shikojë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button