RMV, 15 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 247 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 247 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 737 testime të bëra. Ndërkaq 15 persona kanë ndërruar jetë kurse 321 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Gjithsej 15 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë 2 pacientë nga Shkupi (73 dhe 78 vjeç), një nga Kumanova (68 vjeç), tre pacientë nga Tetova (60, 70 dhe 77 vjeç), dy nga Struga (73 dhe 75 vjeç), një nga Velesi (58 vjeç), një pacientë nga Ohri (69 vjeç), një nga Kavadari (71v), një  nga Gostivari (71v), një nga Gjevgjelia (76v) dhe dy pacientë nga Koçani (49 dhe 68 vjeç)”, raportojnë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

• Shkup 116
• Kumanovë 4
• Shtip 12
• Prilep 23
• Tetovë 10
• Struga 12
• Veles 7
• Manastir 8
• Ohri 14
• Kavadar 2
• Gostivar 10
• Strumica 6
• Kriva Palanka 3
• Radovish 2
• Koçan 3
• Probishtip 5
• Demir Hisar 1
• Makedonski Brod 1
• Kërçovë 6
• Resnjë 2

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Shkup 189
• Kumanovë 12
• Dibër 1
• Shtip 9
• Prilep 15
• Tetovë 8
• Struga 5
• Veles 1
• Manastir 3
• Ohri 7
• Kavadar 5
• Gostivar 3
• Gjevgjeli 7
• Strumica 16
• Kriva Palanka 6
• Koçan 11
• Probishtip 2
• Berovë 3
• Valandovë 5
• Sveti Nikole 4
• Kërçova 6
• Resnjë 2
• Negotinë 1

Ndryshe, gjithsej deri sot në vend janë testuar 235.775 persona për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin korona është 27.199, i të shëruarve 18,948, që kanë ndërruar jetë 934 kurse aktualisht numri i rasteve aktive është 7.317.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button