Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 15-të: Mbi 17 mijë denarë për të vetëpunësuarit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 15-të raportoi se ka miratuar rebalancin e Buxhetit pas debatit të amendamenteve në Kuvend me një deficit prej 56.5 miliardë denarë, transmeton Portalb.mk. Gjithashtu u miratuan edhe vendime tjera nga Qeveria në këtë seancë.

“Qeveria e RMV-së në seancën e 15-të i miratoi amendamentet në rebalancin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2020 me amendamentet që ishin pranuar në debatin e komisionit në Kuvend, dhe solli përfundim që kështu rebalanci i Buxhetit të dorëzohet për miratim në Kuvend”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi se të hyrat për vitin 2020 planifikohen në nivel të 196.3 miliard denarëve, ndërsa shpenzimet prej 252.8 miliardë denarë. Të hyrat në nivel thuajse të njëjtë në raport me planin, ndërsa shpenzimet rreth 10 miliardë denarë më shumë se plani.

“Në bazë të këtij planifikimi të të hyrave dhe shpenzimeve, deficiti është i pozicionuar në vlerën prej 56.5 miliardë denarëve, gjegjësisht 8.49% të BPV”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria raportoi se me propozim-ligjin në pakon e katërt të mbështetjes financiare do të jenë edhe të vetëpunuësuarit, në vlerë prej 17.410 denarëve në muaj për persona fizikë.

Qeveria gjithashtu në këtë seancë emëroi drejtorë, zv.drejtorë dhe anëtarë në ndërmarrje dhe shoqëri aksionare në pronësi të Qeverisë.

LEXO: RMV, Qeveria vazhdoi me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, Fondi pensional dhe ai shëndetësor me drejtor të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button