RMV, Mbi 5.5 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët për teste private për Kovid-19, rreth 60 mijë euro në ditë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej fillimit të pandemisë e deri më tani në spitale dhe laboratore private janë realizuar gjithsej 111,244 teste, duke shpenzuar rreth 5.5 milionë euro, duke vlerësuar se një test kushton më së paku 3 mijë dënarë, raporton SDK. Në spitale shtetërore, ku testimi është falas, deri më tani janë realizuar 124,563 testime.

Raportohet se çmimi më i ulët për testim është 3 mijë denarë, zakonisht është rreth 4 mijë deri 4 500 denarë, ndërsa në disa spitale private për të marrë testin brenda pak orëve, paguhet edhe 6 mijë deri 7 mijë denarë.

Në bazë të të dhënave nga Institutit për shëndet publik, vetëm javën e kaluar, prej 19-të deri më 25-të tetor, nga 13 331 testë të realizuara, 7 481 janë realizuar në laboratore dhe spitale privat. Vlera e përgjithshme e këtyre testeve është rreth 400 mijë euro në javë, apo rreth 60 mijë euro në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button