Xhemaili afër Milanit

Blerim Xhemajli pritet të largohet nga Napoli. Mesfushori shqiptar së fundmi thuhet se është bërë objektiv i Milanit. 

Sipas të përditshmes italiane Corriere dello Sport, Napoli dhe Milani po mendojnë ta shkëmbejnë përfaqësuesin zviceran me Antonio Nocerinon. 

Për momentin, ky i fundit e ka refuzuar transferimin në San Paolo, por deri në fund të afatit kalimtar të janarit mund të ndodh gjithçka, shkruan sportnet. 

Ndërkohë, të shtunën flitej për një shkëmbim të mundshëm të Xhemajlit me Walter Garganon e Napolit, por edhe për një shkëmbim të tij të mundshëm me Radja Nainggolan të Cagliarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button