fbpx

Facebook lançon një shërbim “game streaming” falas

Facebook është gjiganti i radhës së Luginës së Silikonit që kërcen në game streaming. Nuk është ajo që po mendoni si Twitch apo YouTube Gaming, por një shërbim me të cilin luani lojëra përmes lidhjes së internetit, shkruan Pcworld.al.

Facebook gjithashtu nuk i është vënë pas Google Stadia, xCloud, Amazon Luna, apo GeForce Now. Të paktën kështu duket nga fillimi.

Në vend të titujve të konsolave, kompania do të ofrojë lojëra falas për të luajtur. Këtu përfshihen titujt si Asphalt 9: Legends, PGA TOUR Golf Shootout, Solitaire: Arthur’s Tale dhe Mobile Legends: Adventure. Më shumë lojëra do të shtohen me kalimin e kohës.

Këto tituj do ti gjen në seksionin Gaming të Facebook. Kompania thotë se ky nuk është shërbim më vete dhe është plotësisht falas për tu aksesuar. Për më tepër Facebook do të prezantojë edhe reklama që të cilat luhen në kohështrirje. Këto demo do të shkojnë për ata njerëz që nuk hapin tabin Gaming dhe kanë harruar se rrjeti social ofron lojëra. Facebook thotë se reklamat bazohen në kodin nativ të lojës dhe janë të lehta për tu përshtatur.

Cloud gaming do të kufizohet vetëm në dy platforma: Android dhe Web. Apple aktualisht ndalon shërbimet game streaming në iOS përme udhëzimeve të App Store.

Shërbimi do të vijë edhe në aplikacionine dedikuar Facebook GamingAndroid.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close