fbpx

Filipçe: Përballemi me një valë të fuqishme të virusit, po përgatiten kapacitete shtesë të spitaleve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media, të mbajtur pas mbledhjes më Komision për Sëmundje Infektive, ka alarmuar se po përballemi më një valë të fuqishme të virusit korona, situatë kjo që në mënyrë të konsiderueshme prek të gjitha segmentet e sistemit shëndetësor, nga kapacitetet laboratorike, testimet, kapacitetet e spitaleve, hospitalizimin e pacientëve, shkruan Portalb.mk.

Deklarata e ministrit vjen pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja dhe viktimave në javët e fundit, ku vetëm dje numri i rasteve të pacientëve që kanë ndërruar jetë me Covid-19 ka qenë 22, duke shënuar edhe një rekord sa i përket gjendjes së korona virusit në vend. Duke folur për rritjes e viktimave, Filipçe tha se kjo ndodhë për shkak se pjesa më e madhe e pacientëve shkojnë shumë vonë në spital, kur pasqyra e sëmundjes është veç më shumë e rënduar.

“Pjesa më e madhe e pacientëve janë me komorbiditete, do të thotë formë e rëndë e ndonjë sëmundje tjetër kronike nga e cila janë mjekuar një periudhë shumë të gjatë. Më tej, një numër serioz i pacientë që me të vërtetë vijnë vonë në spital me një manifestim veç më shumë të rëndë të sëmundjes dhe ai është trend që na ndjekë nga fillimi. Por, tani përgjithësisht është rritur numri i pacientëve që vijnë vonë në spital”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se kjo është situatë që e kemi pritur, u paralajmërua jo vetëm tek ne, por edhe në shumë vende të tjera të rajonit, duke theksuar se po mbushen kapacitetet e spitaleve dhe po punojnë në përgatitjet e kapaciteteve shtesë, ndërkaq po mobilizohen edhe mjekët internistë nga vet spitalet që të mund të ndihmojnë në mjekimin e pacientëve.

“Në spitalin e montuar pranë Klinikës Infektive tash më hospitalizohen pacientë, këtu ka akoma vend, megjithatë edhe ai kapacitet po mbushet dhe duke pasur parasysh atë, kemi bërë plan për kapacitete shtesë të spitaleve. Fillimisht, në Spitalin në Kozle 40 krevate, për të cilat ka kuadër që do të mund të punojë, i përforcuar me kolegë nga Klinika Infektive. Edhe dy reparte po përgatiten në Spitalin “8 shtatori”, me kuadrin që punon aty, deri në fund të ditës duhet ta rrumbullaksojmë atë plan. Janë të mbushura repartet infektive të spitaleve në qytete të tjera, në Kumanovë komunikojmë dhe i dërgojnë pacientët në Shkup, në Shtip i dërgojnë pacientët në Koçan, në spitalin në Strumicë gjatë këtyre dy-tre ditëve do të sigurohet funksionimi i plotë i degës së re, ku do të mund të hospitalizohen 100 pacientë, po sigurohet kapacitet shtesë në spitalin në Manastir, po ashtu edhe në spitalin në Prilep”, deklaroi Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë po ashtu, informoi se të premten do të arrijnë në vend 60 respiratorë dhe pajisje për mbrojtje personale, në kuadër të ndihmës të paralajmëruar nga NATO, që do të ndahen në institutet shëndetësore në mënyrë adekuate, ndërkohë pret që së shpejti të bëhet furnizim shtesë me ilaçin Remdesivir.

“Në seancën e sotme të Qeverisë është dorëzuar informata me të cilën Ministria e Shëndetësisë është autorizuar që të nënshkruajë edhe marrëveshjen e posaçme, në kuadër të marrëveshjes kornizë me Bashkimin Evropian për furnizimin me ilaçin Remdesivir dhe përveç përmes OBSH-së, ai në periudhën e ardhshme do të jetë në dispozicion edhe përmes këtij furnizimi që pas nënshkrimit të marrëveshjes, presim që për shkurt kohë të arrijë në vend”, deklaroi Filipçe.

Sa i përket nevojës masive për testim, janë siguruar kapacitete shtesë dhe numër të testeve në më shumë institucione. Në bazë ditore do të ketë 150 teste më shumë në ISHP, 100 teste më shumë në QSHP dhe 100 teste në laboratorin në Spitalin e Kozles. Do të thotë 350 teste më shumë gjatë ditës.

Filipçe pret që në seancën e nesërme të Kuvendit, në të cilën do të jetë në rend dite ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektive, deputetët të tregojnë përgjegjësi dhe ligji të kalojë shpejtë, ndërsa theksoi se ora policore tani për tani nuk është zgjidhje, por nevojitet të respektohen masat që janë në fuqi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close