fbpx

SHGM dhe KEMM: Sulmet verbale dhe të gjitha sulmet tjera ndaj gazetarëve duhet të ndalen menjëherë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) kërkojnë që menjëherë t’u jepet fund sulmeve verbale dhe të gjitha sulmeve të tjera ndaj gazetarëve në vend. Në komunikatën e përbashkët thuhet se ditëve të fundit, dy gazetarë në incidente të veçanta ishin sulmuar verbalisht nga njerëz që nuk u kanë pëlqyer raportimet për tema të caktuara, njofton Portalb.mk.

“Sulmet e fundit vijnë në prag të 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër mosndëshkimit për sulme ndaj gazetarëve. Këto janë vetëm pjesë e një sërë sulmesh të regjistruara vitin e kaluar, gjithsej 14 në numër. Theksojmë se vetëm një rast i kërcënimit të një gazetareje u zgjidh me vendim gjyqësor në vitin 2020, që është zhgënjyese” thuhet në komunikatën e publikuar nga SHGM dhe KEMM.

Në rastin e parë, subjekt i një sulmi verbal ishte gazetari Martin Bogatinoski nga “Plusinfo”, i cili dëshmoi se sulmi kishte qenë nga një klerik i KOM-AO. Sipas kolegut Bogatinovski, në varrimin e një anëtari të ngushtë të familjes së tij, kishte ndodhur një incident nga prifti i pranishëm, i cili verbalisht e kishte përçmuar gazetarin e “Plusinfo” për shkak të teksteve të botuara më parë në lidhje me KOM-AO.

Në deklaratën e gazetarit Bogatinovski thuhet se incidenti kishte ndodhur pasi gazetari kishte kërkuar sqarim nga prifti përse nuk lejohet që klerik i Kryepeshkopata Ortodokse të Ohrit (KOO) të marrë pjesë në aktin fetar të varrimit.

“Prifti u shqetësuar shumë kur dëgjoi se ku unë punoj, kështu që më sulmoi menjëherë se ne, gazetarët nga Plusinfo, jemi gazetarë të pagdhendur, dhe s’di çfarë donte të thoshte kjo. Pastaj tha se jemi tradhtarë, të pafe dhe shpirtra të shitur, duke deklaruar se sa shumë e shqetëson fakti që Plusinfo boton shumë tekste kundër KOM-AO”, shkruan Bogatinovski.

Gjatë ditës së djeshme, gazetari Bogatinovski në profilin e tij në rrjetet sociale ka shkruar se i njëjti prift i kishte thirr prindërit e tij, e pas kësaj kishin vazhduar kërcënimet.

Në një incident tjetër, gazetarja Pamela Cilakov, korrespodente e Radio Televizioni të Maqedonisë (RTM) nga Velesi, thotë se prindërit e fëmijëve nga shkolla fillore rajonale Vasil Glavinov në fshatin Klukovec, për të cilin ajo kishte qenë duke përgatitur një storje, e kishin sulmuar verbalisht. Sipas Cilakovës, konflikti verbal kishte arritur nivelin ku ajo është frikësuar se ka mund të sulmohet fizikisht. Pasi skorien në lidhje me këtë incident e kishte publikuar në një portal lokal, Cilakov ka pranuar një seri mesazhesh të pakëndshme përmes Facebook-ut nga banorët e të njëjtit fshat, duke e kërcënuar se do ta padisin dhe se do ta raportonin në polici për deklaratë të rremë.

“Ne vazhdimisht po vëmë në pah se puna e gazetarëve është publike dhe e drejta e tyre për të raportuar lirshëm është një e drejtë e pakontestueshme. Sidoqoftë, sulmet verbale ndaj gazetarëve vazhdojnë dhe nuk ka sanksione”, thuhet në deklaratën e SHGM dhe KEMM.

Përveç dënimit publik të këtyre incidenteve, SHGM dhe KEMM kërkojnë që të ketë ndjekje zyrtare të ngjarjeve nga institucionet dhe zyrtarët përgjegjës. Në të njëjtën kohë, ata presin që KOM -AO të distancohet nga paraqitjet e papërgjegjshme të individëve, të cilët janë pjesë e KOM -AO e gjithashtu do të ve në pah se qëndrimi ndaj publikut duhet të shoqërohet me qasje të përgjegjshme, e jo të dhunshme, gjithmonë, madje edhe kur nuk pajtohen me pikëpamjet e gazetarëve dhe qytetarëve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close