fbpx

Pas deklaratës së Makron-it Franca u kërkon vendeve arabe të mos i bojkotojnë produktet e saj

Franca u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme t’i japin fund thirrjeve për bojkot të mallrave të saj në protestë në mbrojtje të Presidentit Emmanuel Macron për të drejtën për të shqafur karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e jashtme franceze tha se thirrjet “e pabazuara” për një bojkot po “shtyheshin nga një pakicë radikale”, njofton BBC, transmeton Portalb.mk.

Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordan dhe Katar. Ndërkohë, protestat janë parë në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës. Reagimi vjen nga komentet e bëra nga Z. Macron pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi frëngjisht i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë. Presidenti tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.

Reagimi vjen nga komentet e bëra nga presidenti francez  Macron pas vrasjes së një mësuesi frëng i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Presidenti tha që mësuesi, Samuel Paty, “u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë”, por Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat tona”.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohet gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për myslimanët.

Por sekularizmi shtetëror – ose lacité, sipas pretendimeve të zyrtarëve francez është thelbësore për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, thonë ata, minon unitetin.

Të dielën, Macron dyfishoi mbrojtjen e tij ndaj vlerave Franceze në një twit, në të cilin thuhej: “Ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Udhëheqësit politikë në Turqi dhe Pakistan kanë akuzuar Macronin se nuk respekton “lirinë e besimit”, duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Të dielën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sugjeroi, për herë të dytë, që Macron të kërkonte “kontrolle mendore” për pikëpamjet e tij mbi Islamin.

Komente të ngjashme e shtynë Francën të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime të shtunën.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close